Alban B.Kardashi
Të gjitha të drejtat
e rezervuara.

![]()
Tirane 2007
RETH KETI FLAMURI KY KOMITETI KERKOI ME
1919-1920 PANVARSINE E KOSOVES

EDHE PAS 100 VJETESH SIMBOLET
E DARDANISE TENTOJNE TE SHENDROHEN NE NJE YLL NE FLAMURIN EVROPIAN SI VULLNET I
POPULLIT TE KOSOVES
FLAMURI I KOSOVES (projekt)

STEMA E KOSOVES (projekt)

VULA E KOSOVES(projekt)


DARDANET
KOSOVARE
Jovan Tomitch, Publicist serb ne parathënien e
një libri¹) që publikonte më 1913, thoshte tekstualisht:
“Në letrën e tij, të publikuar
në “le Temps”, të datës 3 Janar 1913, Z. Gregoire Jakschitch
ka gjetur një formulë të këndshme për të shprehur
atë që paraqet si anormale fenomeni i ekspansionit shqiptar,
jashtë kufijve të Shqipërisë së vërtetë,
sanxhakut të Novi Bazar-it, fushës së Kosovës, Serbisë
së Vjetër dhe Maqedonisë.
“Ky ekspansion është krahasuar me një
lumë shkatërrues që del nga shtrati, në mungesë
të çdo force rregullatore. Ka ardhur momenti që ky lumë
të çohet në shtratin e tij dhe të bëhet i qetë
dhe i mirë. Këtu qëndron misioni i fuqive të mëdha
të shqetësuara. Meqë ato duhet të prononcohen për
kufijtë e Shqipërisë, iu takon atyre të çojnë
lumin në shtratin nga i cili është larguar, duke qenë se
brigjet e tij i caktojnë Shqipërisë kufijtë e saj të
vërtetë.”
Asgjë më tepër se kaq.
Në fakt që të nesërmen e luftës
ballkanike pati një moment, kur çdo sllav – ose me mirë
do serb – i vinte detyrë vetes të publikonte diçka
kundër Shqiptarëve.
Gazeta pariziane “le Temps” i kishte
vënë kollonat e saj në dispozicion të këtyre
vlerëmohuesve ashtu siç i kishte lënë të hapura
për grekët, thellësisht e lumtur që mund te shprehte
urrejtjen e saj kundër Shqipërisë.
Nga ana tjetër, ministra të rinj dhe të
vjetër serbë i viheshin punës me një zell të madh, Z.
Protitch, me pseudonimin “Balkanikus”, villte helmin e tij, dhe
një plak i nderuar, që mban tituj të lartë, Dr. Vladan
Georgevitch, na shpërblente me një kryevepër të
vërtetë.
Për të krijuar një ide rreth natyrës
së kësaj literature, mjafton të lexosh pasazhin e
këndshëm të mëposhtëm ²):
“Tipi arnaut është i dobët dhe
trupvogël; tek ai gjen diçka prej cigani, prej Fenikasi³). Dhe
shqiptarët nuk të kujtojnë vetëm Fenikasit, por edhe
njerëzit primitivë që flinin nën peme, ku lidheshin me
bishtin e tyre. Në shekujt që vijnë, kur njerëzit nuk e
kanë bishtin, ky i fundit u mblodh kruspull në mënyrë
të tillë sa njerëzve të sotëm s’iu ka mbetur
veçse një mbetje e vogël në kockat e kërbishtes. Mes
shqiptarëve, duket se ka akoma njerëz me bisht në shekullin e
XIX-te. Z.v.Hahn (f.63) thotë:”Janë dy llojesh, disa me bisht
dhie dhe të tjerët me bishta te vegjël kali.” Ata që
e kanë janë burra shumë të fuqishëm dhe
veçanërisht 1)Shqiptarët në Serbinë e Vjetër
dhe në sanxhakun e Novi – Bazar, tek Hachette, Paris.
2)Shqiptarët dhe fuqitë e mëdha nga Dr.
Vladan Georgevitsch, ish – president i këshillit të ministrave
të Serbisë, ish – ministër i plotfuqishëm, etj, i
përkthyer nga gjermanishtja nga princi Alexis Kara – Georgevitsch,
Paris, Calman Levy, 1913, faqe 8-9.
3)Shih Yastrebov, Spomenik Srp. Krajl. Akademie, XLI.,
f.334.)
me një konstrukt të fortë; ata janë
gjithashtu këmbësorë të shkëlqyer. Disa vjet më
parë, një njeri i tillë vdiq, dhe ai kishte përshkuar
në një ditë hapësira shumë të mëdha.
Për nevojat e tij, ai ishte i detyruar ta merrte bishtin në dorë
për të mos e ndotur.”
Nuk dimë për cilën vepër të J.
Georg, von Hahn bën aluzion, por nëse bëhet fjalë për
të famshmet e tij “Albanesische Studien”, ky autor, në
faqen 63 të sipërpërmendur, nuk thotë asgjë të
tillë, veçse në faqen 163 ai flet vetëm për besimet
popullore në shqiptarët e jugut (jo në ata të veriut),
të cilët besojnë në kukudhët, në lugetërit,
në zanat, etj.,pikërisht për ekzistencën e njerëzve
që lindin me një bisht te vogël; por nuk bëhet fjalë
aspak për atë që dëshiron të nënkuptojë ish
ministri dinjitoz serb. Ndoshta, plaku i nderuar, duke shkruar pasazhin e
mësipërm, ka pasur një reminishencë te origjinës
së tij simieske në një nga pyjet e një te ashtuquajtur
Lemuri? Në çdo rast, është interesante të dihet se
cili është universiteti që i jep titujt e doktorit
dijetarëve të një kalibri të tillë!
Por nuk janë vetëm shkrimtarët sllavë
që janë frymëzuar të vjellin të tilla
trashanikllëqe kundër shqiptarëve. Kolonia serbe e Parisit ka
mbledhur në një vëllim të vogël dhe me titullin
“çështja shqiptare” artikuj të publicistëve
francezë: Cheradam, Bianconi, etj. (botuar në Hachette, 1913).
Të ndalemi për një çast tek emri i
fundit. Ky Z. Bianconi, i cili ka publikuar letra në “le
Temps” (no8 të datës 26 dhjetor 1912 dhe 10 janar 1913)
është autori, nëse e mbajmë mend mirë, i dy hartave
tregtare të Shqipërisë dhe Maqedonisë, që
përbëjnë kënaqësitë e një shkencëtari.
Por ai është njëkohësisht, gjithnjë nëse nuk
gabohemi, autori i një broshure më pak të njohur, të
publikuar në Paris më
1877, të titulluar “Etnografia dhe statistika e Turqisë së
Evropës”. Veç kësaj, në këto faqe dhe në
hartën që i shoqëron, F. Bianconi njeh grekë dhe vetëm
grekë në të gjithë Maqedoninë si dhe në
pjesën më të madhe të Bullgarisë. Si shpjegohet
që i njëjti autor që nuk i njihte sllavët disa vite më
parë, duket se papritur i sheh
ata kudo tani? Shkenca e këtij gjeografi do të kishte dy pesha, dy
masa, dhe sidomos dy arsye?
Dijetarët dhe pseudo dijetarët serbë,
historianët, gjeografët, publicistët, janë përpjekur
të provojnë një gjë, të dihet se nuk ka aspak
shqiptarë në krahina të njohura me emrat Kosovë dhe
Maqedoni perëndimore, ose, në qoftë se ka, ata nuk janë
veçse të ndërfutur, dallgë që kanë dalë
jashtë shtratit të përroit.
Duke rivalizuar ne këtë gjë me grekët,
serbët kanë shpikur me këtë rast sipas modelit të
dhënë nga politikanët e Athinës, një nomenklature
të tërë groteske; për shembull ata quanin
“Shqiptarë” ata shqiptarë që ushtronin fenë
katolike dhe që banojnë veçanërisht në Mirditë
dhe në rrethinat e
Shkodrës; shqiptarët e Kosovës janë quajtur
“Arnautë”, fjalë turke që përcakton të
gjithë shqiptarët në përgjithësi, por që
serbët (dijetarë e pseudo – dijetarë) i jepnin një
kuptim të veçantë. Veç kësaj, vetë këta
Arnautë nuk do të ishin veçse sllavë, do me
thënë serbë të shqiptarizuar dhe serbë të
myslimanizuar. Ka vepra të tilla midis atyre të shkruara për
këtë qëllim nga serbët,si ato të Spiridon Gopcevic,
për shembull (Makedonien und Altserbien) leximi i të cilave të
bën të qeshësh me zor.
Në këtë, serbët janë ndihmuar nga
dijetarë rusë ose të ashtuquajtur të tillë:Macouchef,
Florinsky, Hilferding, autorë, opinionet e të cilëve
mbajnë,pa dyshim, erën e tendencave të politikës moskovite.
Këta zotërinj kanë parapëlqyer gjithashtu të ngatërrojnë
shqiptarët me turqit, dhe kështu, duke i konsideruar si të huaj,
si myslimane që duhet, herët a vonë dhe në mënyrë
fatale të kalojnë në Azi, në djepin e tyre të
origjinës. Dhe atje ku ata kanë gjetur një sllav të
vetëm, një fshat të vetëm, sado i paralizuar qoftë,
ata s’kanë hezituar aspak të deklarojnë sllave të
gjithë krahinën.
Dhe për t’i dhënë më shumë
peshë politikës së tyre – mbasi në fakt
s’bëhej fjalë veçse për një përgatitje
për sllavizmin e madh – është shpikur një term
gjeografik, ai i Stara Serbia (Serbia e Vjetër) për të quajtur
një pjesë të mirë të Shqipërisë së
veriut. Ne themi “shpikur”, sepse ky term i ri shfaqet për
herë të parë vetëm më 1845, në “Hartën
e principatës së Serbisë” nga Jean Bugarsky, e shtypur
në atë vit në Beograd, dhe ku krahina e Bielopolit, në jug
– perëndim të Serbisë është quajtur me emrin e
“Serbisë së Vjetër, ose Shqipërisë
aktuale” ndërsa në gjeografinë e Vouk Karadjitch, shtypur
gjithashtu në Beograd, më 1827, një term i tillë nuk
figuron aspak¹).
Dhe hartografët dhe gjeografët e tjerë
ndjekin në mënyrë mekanike këtë shembull! Ku do
të na çonte pra kjo, në qoftë se do të donim të
përdornim gjithandej fjalën “i vjetër”?
Atëherë do të duhej të quanim “Turqi e
vjetër” një pjesë të mirë të Evropës
juglindore dhe të Rusisë jugore, dhe “perandori të
vjetër romake” ose “perandoria e vjetër e
Aleksandrit”, një pjesë të mirë të botës
së njohur nga të vjetrit ! Absurdja do ishte qesharake. Po përse
kjo gënjeshtër dhe ky trillim; mbi ç’bazë
mbështetet një legjendë
e tillë? Sigurisht, jo mbi gjendjen etnografike të vendit,
që është mirë e bukur një vend shqiptar, i banuar nga
shqiptaret. A bëhet kjo për arsye historike? Për
kënaqësinë e disa udhëheqësve serbë të
cilët kanë shtrirë sundimin e tyre drejt perëndimit dhe ku ky
sundim nuk ka zgjatur më shumë se disa kohe. Ose më mirë
– dhe do të ishte më e ndershme të pohohej hapur - për kënaqësinë e
diplomacisë moskovite dhe të disa²) serbëve
megalomanë!
Përpara se të cekim çështjen e
“Arnautëve”, “Serbëve të shqiptarizuar”
dhe shqiptarëve të dalë nga shtrati i lumit, etj., të
shqyrtojmë në fillim gjendjen aktuale të asaj që
“dijetarët” quajnë Serbia e vjetër dhe,
pjesërisht, Maqedoni, dhe që ne e quajmë thjeshtë me
shprehjen Shqipëri e Veriut.
Në fushën e statistikës, ne jemi para
një vështirësie shumë të madhe, nga fakti se Turku, do
me thënë zotëruesi i këtyre krahinave deri më 1912,
nuk kishte bërë asnjëherë statistika të sakta, duke u
kënaqur me një vlerësim shpeshherë në vija të
trasha. Administrata otomane ka injoruar sidomos klasifikimin e banorëve
sipas gjuhës së tyre, duke marrë parasysh
përgjithësisht vetëm fenë e tyre dhe kjo e bërë
në mënyrë empirike. Por nuk duhet lënë në
harresë që shqiptarët s’e kanë pëlqyer
asnjëherë regjistrimin e popullsisë dhe që kanë
zbritur sa më shumë njerëz nga regjistri i gjendjes civile,
në mënyrë të tillë që edhe kur autoritetet
otomane arritën të bëjnë një statistikë, numri i
shqiptarëve është më i ulët se në realitet.
Ne do te fillojmë, gjithsesi, studimin e këtyre
krahinave nga shqyrtimi i statistikave turke duke u bazuar kryesisht në
vlerësimet otomane më pak të vjetra dhe për rrjedhojë
ato që largohen sa më pak nga realiteti.
Nga koha e inspektorit të përgjithshëm
Hussein Hilmi pasha;popullsia totale e vilajetit të Kosovës –
është pikërisht pjesa e Shqipërisë së veriut
që na shqetëson – ishte vlerësuar me 1,063.666, nga e cila
754,631 myslimanë³); duhet të theksohet këtu që turqit
i kane quajtur gjithmonë shqiptarët me emrin e përgjithshëm
“myslimanë”, kështu që vilajeti i mësipërm
do të numëronte një përpjesëtim prej tre të
katërtash shqiptarë dhe një të katërt sllavë
(serbë ose bullgarë sipas zgjedhjes, ose më mirë sipas
politikës !) Nuk duhet harruar gjithashtu që vilajeti i Kosovës
përfshinte Kaza (nënndarje administrative) që ishin jashtë
kufirit të Shqiptarëve, të tilla si Egri – Palanka, Malechovo,
Ichtib, Kotchani, Karatova, Radovichta,
1)Shih
Ichirchoff )Prinos kem etnografiiata na Maknedonskite Slavini (në
bullgarisht), Sofie 1907, faqe 9.
2)Themi “disa”, sepse, kur në vazhdim
të luftës turko – ballkanike, serbët shkuan deri në
Durazzo, ushtarët serbë pohuan me një naivitet të
hijshëm habinë e tyre që nuk takuan asnjë
bashkëkombës në të gjithë Shqipërinë.
– “Na ishte thënë në fillim të luftës
që, sa të kalonim kufirin, do të gjenim
“vëllezër” sllavë në këto krahina, dhe ne
u gjendëm në një vend krejtësisht shqiptar, ku askush nuk
kuptonte më gjuhën tonë!”Këto janë tekstualisht
fjalët e një ushtari serb.
3)Shih RENE PINON, Evropa dhe Perandoria Otomane, Paris
1913, faqe 143.)
Novi Bazar,
Novi – Varoch, Senitza dhe Tachlidje të cilat janë të banuara nga
Sllavë (të krishterë dhe myslimanë) dhe nga Turq. Në
qoftë se nuk i marrim parasysh këto Kaza, numri i Shqiptarëve do
të jetë edhe më shumë se 85% e popullsisë globale
të Kosovës.
Në këtë vilajet, ka krahina si Ipeku,
që janë shpallur si vende të pastra serbe, në të cilat
nuk ka realisht vetëm 20,000 sllavë (serbë) përkundrejt
162,000 shqiptarëve! Voutchitrin, mbi kufirin e vjetër të
Serbisë do të numëronte vetëm 3000 serbë
përkundrejt 42,771 shqiptarëve.¹)
Statistikat e fundit turke të bëra disa muaj
para luftës turko – ballkanike që i dha fund sundimit otoman
në këto krahina, mund të konsiderohen relativisht si më
të mirat të bëra në këtë gjini dhe më pak
të prekurat nga gabimet. Popullsia është klasifikuar atje sipas
Kishës dhe fesë dhe aspak sipas racës. Gjithsesi do të
vërejmë që – atë që kemi sinjalizuar gjithashtu
edhe për krahinat shqiptare ku janë futur grekë – që
numri i popullsisë shqiptare rritet të paktën me një
të njëqindtën dhe ai i popullsisë alogjene zvogëlohet
po aq, ndërkohë që shqiptarët bëjnë gjithnjë
të gjitha përpjekjet e mundshme për të shmangur një
regjistrim të saktë, ndërsa racat e tjera –
priftërinjtë dhe prijësit e komuniteteve të të cilave
kanë vlerësuar rëndësinë politike të
çështjes – kanë pasur interes të rrisin sa më
shumë shifrën e përfaqësuesve të tyre.
Ja ç’na mësojnë statistikat turke:
I gjithë vilajeti i Kosovës
(Uskub),përfshirë këtu krahinat e pabanuara nga shqiptarët,
si Egri –Palanka, Ichtib, Kotchani, Radovichta, Karatova, në lindje,
si dhe Senitza dhe Plevioje në veri, i gjithë vilajeti, të
themi, ka një popullsi totale prej 1,314,499 frymë, e ndarë
kështu sipas besimit të tyre:
|
Banore |
Etnia ose religjioni |
Ne % |
|
829756 |
myslimane |
64,14% |
|
226528 |
dhe një minoritet shume i
vogël grek Serbe |
18,80% |
|
204021 |
bullgare |
15,76% |
|
20349 |
katolike shqiptare |
1,50% |
|
147 |
protestante shqiptare |
- % |
|
3171 |
Çifute |
0,20% |
|
10527 |
cigane (rome) |
0,60% |
|
Total 1.314.499 |
|
|
Shënim – Në qoftë se merren në
konsideratë kazatë e pabanuara nga shqiptarët, të
përmendura më sipër, dhe të mendohet se midis atyre të
klasifikuar si serbë dhe bullgarë, d.m.th. si ortodoksë
patriarkistë dhe eksarshistë, ka një numër te madh
shqiptarësh, do jemi të detyruar të pranojmë që numri
i shqiptarëve në të gjithë vilajetin përbën
të paktën 85% të popullsisë së përgjithshme.
Ja tani popullsia e kazave:
Kazaja e Uskubit:
|
Kazaja e Uskubit: |
||
|
banore |
Etnia ose religjioni |
Ne % |
|
50061 |
myslimane |
55,33% |
|
9264 |
Serbe dhe vlleh |
10,34% |
|
29080 |
bullgare |
32,24% |
|
196 |
katolike |
- % |
|
1343 |
Çifute |
1,50% |
|
475 |
cigane (rome) |
0,60% |
|
Total 90 419 |
||
1)RENE PINON, vep. e cit., ibid.
Një shkrimtar tjetër politik francez, VICTOR
BERARD na bën të ditur se Mitrovica, Vutchitrin – dhe
Prishtina, në një total prej 100,000 banorësh, numëron
78,000 shqiptarë dhe vetëm 22,000 sllavë.
Shih Maqedonia, nga VICTOR BERARD, Paris 1897, faqe 141
Në qoftë se e konsiderojmë popullsinë
sipas sanxhakut, ja përbërja e saj:
Sanxhaku i Novi -Bazarit:
|
Sanxhaku i Novi -Bazarit: |
||
|
banore |
Etnia ose religjioni |
Ne % |
|
52833 |
myslimane |
65/50% |
|
27814 |
serbe |
1,50% |
|
19 |
Çifute |
- % |
|
Total
80.666 |
||
Shënim – Duhet kujtuar se banorët e distriktit
të Pechteras, që i takojnë fisit Klementi, formojnë
një popullsi shqiptare kompakte në këtë sanxhak,
përveç atyre të Rrojai, Berana, etj.
Sanxhaku i Prishtinës:
|
Sanxhaku i Prishtinës: |
||
|
banore |
Etnia ose religjioni |
Ne % |
|
254605 |
myslimane |
70% |
|
102331 |
Serbe dhe vlleh |
28% |
|
- |
bullgare |
- % |
|
3719 |
katolike |
1 % |
|
825 |
Çifute |
- % |
|
3405 |
cigane (rome) |
1% |
|
Total
364885 |
||
Shënim – Një numër i madh të
krishterësh që figurojnë si serbë janë shqiptarë
ortodoksë. Përpjesëtimi i shqiptarëve ndaj serbëve
është 80 deri 90 %.
Sanxhaku i Ipekut:
|
Sanxhaku i Ipekut: |
||
|
banore |
Etnia ose religjioni |
Ne % |
|
133001 |
myslimane |
70,50 % |
|
31792 |
Serbe |
15,20 % |
|
- |
Nuk ka bullgare |
- |
|
14411 |
katolike |
9 % |
|
5675 |
cigane (rome) |
3,30 % |
|
Total
185779 |
||
Shënim – Kjo statistikë përmban
sigurisht gabime të mëdha: Kazaja e Ipekut numëron 10,000
shtëpi shqiptare myslimane dhe 750 shtëpi sllave,raporti s’është
veçse 7,50% serbë, me kusht që të gjithë këta
ortodoksë të jenë sllavë, gjë që
s’është aspak e vërtetë. Veç kësaj, dihet
numri i madh i shqiptarëve që banojnë nën të
njëjtën çati tek shqiptarët, mbasi kemi parë
shtëpi me 150 persona e me shumë, gjë që s’shihet
kurrë mes serbëve. Por, meqenëse sanxhaku i Ipekut ishte
një nga më armiqësorët ndaj turqve që kishin ushtruar
atje dhunë gjatë viteve 1910,1911,1912, është shumë e
kuptueshme që regjistrimi s’është bërë me
saktësi.
Sanxhaku i Prizrenit:
|
Sanxhaku i Prizrenit: |
||
|
banore |
Etnia ose religjioni |
Ne % |
|
195047 |
myslimane |
80% |
|
31491 |
Serbe |
12.48% |
|
19599 |
bullgare |
6.52% |
|
2295 |
katolike |
1% |
Ja tani për ta mbyllur me statistikën e
vilajetit të Kosovës, shifra e popullsisë edhe e qytetit të
Uskubit:
|
popullsisë edhe e qytetit te
Uskubit: |
||
|
|
Etnia ose religjioni |
|
|
22013 |
myslimane |
63,20% |
|
2073 |
Serbe vlleh grek |
6,00% |
|
8725 |
bullgare |
25,00% |
|
196 |
katolike |
0,60% |
|
1343 |
Çifute |
4,00% |
|
444 |
cigane (rome) |
1,20% |
|
Total 34797 |
||
Nga ana tjetër, dhe gjithnjë sipas të
dhënave turke, numri i serbëve që banojnë në krahinat
shqiptare të vilajetit të Manastirit është:
krahinat
shqiptare te vilajetit te Manastirit
|
krahinat shqiptare te vilajetit te
Manastirit |
||
|
Kazatë |
Banore
gjithsej |
Janë Serb |
|
Kaza
e manastirit |
123372 |
484 |
|
Prilep
|
66948 |
6404 |
|
Kercove
|
39772 |
10519 |
|
Ohër
|
59795 |
1566 |
|
Dibër
|
61015 |
615 |
Në momentin kur ne shtypnim këtë studim, ne
morëm “Thirrjen e Kolonisë shqiptare në Turqi ndaj Fuqive
të Mëdha të Antantës dhe Shteteve të Bashkuara të
Amerikës”, në të cilën ne gjejmë një
statistikë të krahinave shqiptare, statistikë që ndryshon
pak nga ato që kemi paraqitur dhe nuk do të ishte pa interes të
riprodhohej këtu:
|
qyteti |
Babor shqiptar |
% |
Banor bullgar |
Banor serb |
|
Tuz ---------- |
7647 |
100, |
|
|
|
Shkup ------- |
57258 |
63,324 |
24080 |
8363 |
|
Kumanova -- |
24431 |
47,004 |
19089 |
8363 |
|
Kaçanik ---- |
9151 |
100, |
|
|
|
Prizren------ |
72469 |
85,219 |
|
12215 |
|
Tetova --- |
59076 |
78,137 |
10940 |
5591 |
|
Gostivar------ |
27197 |
80,388 |
2487 |
4032 |
|
Prishtine ---- |
63968 |
86,750 |
|
8093 |
|
Mitrovica--- |
18227 |
73,358 |
|
6407 |
|
Vucitern ----- |
58379 |
93,926 |
|
3357 |
|
Ferizaj ------- |
25390 |
88,245 |
|
3153 |
|
Gjilan -------- |
60164 |
79,444 |
|
14261 |
|
Presheve ---- |
28300 |
54,841 |
|
23137 |
|
Ipek ---------- |
56440 |
81,304 |
|
7303 |
|
Gjakove ----- |
155653 |
99,560 |
|
687 |
|
Tergovishta - |
16032 |
91,790 |
|
1434 |
|
Gostine ------ |
10905 |
93,924 |
|
812 |
|
Manastir --- |
47999 |
28,617 |
42521 |
104892) |
|
Ohri -------- |
29369 |
47,026 |
28060 |
|
|
Prilep--------- |
23308 |
33,787 |
33791 |
4663 |
|
Resna ------- |
9827 |
36,677 |
11795 |
6604 |
|
Kercove------ |
19847 |
49,233 |
11719 |
5004 |
|
Kastoria ----- |
37118 |
38,533 |
309833 |
8746 |
|
Dibra madhe |
75292 |
89,501 |
8209 |
615 |
|
Reka --------- |
25037 |
100 |
|
|
1)I vendosur në veri të Skutarisë.
2)Më shumë se 18831 grekë dhe 41158
vllahë; shqiptarët të bashkuar me vllahët formojnë
shumicën e popullsisë së Kazasë së Manastirit.
3)Më shumë 11865, 14987 vllahë.
*
Ja përsëri dhe e paraqitur si dokument një
statistikë e bërë në vend nga autoritetet austriake,
gjatë pushtimit ushtarak te Shqipërisë se veriut gjatë
viteve1915 – 1918:
|
Qyteti |
Gjithsej banor |
Nga këto janë Shqiptare |
Shqiptare Ne % |
|
Gostine |
7500 |
6500 |
86,7 % |
|
Ipek |
75190 |
62490 |
83,1 % |
|
Gjakove |
64456 |
62595 |
97,1 % |
|
Prizren |
94236 |
72458 |
76,9 % |
|
Mitrovice |
22800 |
62490 |
49,4 % |
|
Vuciterne |
32000 |
26550 |
83,0 % |
|
Prishtine |
77231 |
58884 |
76,2 % |
|
Gjilan |
54694 |
31110 |
56,9 % |
|
Tetove |
84600 |
37620 |
44,5 % |
|
Presheve |
43352 |
15158 |
34,9 % |
*
Pasi të studiojmë të dhënat e
statistikave të bëra nga turqit dhe shifrat zyrtare austriake, do
të shohim ç’thonë bullgarët e Shqipërisë
së veriut dhe asaj lindore.
Instituti hartografik i Sofjes ka litografuar tre harta
të mëdha të vilajetit të Selanikut,Kosovës dhe
Manastirit, ku çdo qytet është ngjyrosur ndryshe sipas
përbërjes së popullsisë së saj;bashkë me
këto harta, i njëjti institut publikuar një shkrim që
përbën një vëllim të vërtetë i cili
përmban statistikë të hollësishme të tre vilajeteve
të përmendura. Libri nuk ka datë, por di që është
botuar më 1903.
Të dhënat e kësaj statistike janë
shumë interesante sepse ato janë të tilla që
shkatërrojnë jo vetëm pretendimet serbe – qëllim i
dukshëm i veprës – por veç tyre edhe vetë
pretendimet bullgare.
Ja çfarë thuhet për vilajetin e
Kosovës:
Qyteti i Uskubit:4474 shtëpi, nga të cilat 2336
turke (d.m.th. shqiptare), 1687 bullgare (d.m.th.sllave), 200 cigane, 100
izraelite, 60 vllahe.
Kazaja numëron 2727 shtëpi sllave;970
shtëpi të përziera (d.m.th. sllave dhe shqiptare); 561
shtëpi pomacs (sllave myslimane); 162 shtëpi turke; 1461 shtëpi
shqiptare.
Pra në gjithë kazanë e Uskubit, ndër
10355 shtëpi nuk ka veçse 4414 tërësisht sllave (bullgare
ose serbe, sipas politikës së ditës), dhe 5941 shtëpi
janë shqiptare, turke, vllahe, çifute; një pjesë e
vogël e këtyre shtëpive i takon fshatrave me popullsi të
përzierë, gjë që nuk ndryshon aspak raportin sllave jo
– sllave.
Kumanova, qytet: 2425 shtëpi, nga të cilat 1100
bullgare (d.m.th. sllave, si serbe ashte edhe bullgare); 1110 turke (d.m.th.
shqiptare mbasi nuk ka turq në Kumanovë); 130 shqiptare (d.m.th.
katolike); 68 cigane; 17 vllahe. – Pra popullsia sllave si pakicë.
Kazaja e Kumanovës përmban 3562 shtëpi
bullgare (d.m.th. sllave); 555 shtëpi bullgare, shqiptare, turke,
cigane;85 shtëpi pomacs; 25 shtëpi turke;618 shqiptare; 180 te
përziera (shqiptare dhe cigane; 30 cerkeze (?)
Sipas këtyre shifrave, në të gjithë
kazanë – përfshirë këtu edhe qytetin –
ndër 7480 shtëpi, 4662 do të ishin sllave dhe ato që
mbetën jo – sllave; kjo do t’i jepte mazhoritet elementit
të parë, në qoftë se të dhënat ishin të
sakta, por do të tregojmë më poshtë se statistika bullgare
s’i shpëton kritikës; pjesa më e madhe e fshatrave sllave
të mirëfilltë gjendet në rajonin oriental të
kazasë dhe për pasojë në kufi me bllokun që formon
elementi shqiptar.
Kazaja Ohrane (Katchanik) numëron 830 shtëpi,
nga të cilat 713 shqiptare dhe 77 shqiptaro – serbe.
Kazaja e Lumës numëron gjithsej 2950 shtëpi
(përfshirë këtu 150 shtëpitë e qendrës) të
gjitha shqiptare.
Prizreni, qytet: 9787 banorë, nga të
cilët2035 serbë; 6874 shqiptarë;389 shqiptarë
katolikë;489 ciganë.
Kazaja, ndër 12,764 shtëpi, numëron 10898
shqiptare, 370 shtëpi serbe, 1866 shtëpi të fshatrave të
përziera, ku shumica e madhe e popullsisë është shqiptare.
Presheva, qytet:: 200 shtëpi shqiptare.
Kaza,5803 shtëpi (përfshirë këtu
qendrën), 3837 bullgare (d.m.th.sllave sepse e gjithë popullsia e
këtyre shtëpive, duke qenë e nënshtruar ndaj juridiksionit
shpirtëror të patriarkut merrej për serbë); 860 shtëpi
të përziera;906 shtëpi shqiptare. (Statistikat turke dhe
shqiptare, shih f.8 na provojnë se shifrat e mësipërme janë
të gabuara)
Gjilan, qytet: 2341 banorë, nga te cilët 887
serbë;1081 shqiptarë;373 ciganë.
Kaza, gjithsej 9058 shtëpi, nga te cilat 6451
shqiptare; 430 te përziera; 2137 serbe;40 cekreze; pra më shumë
se tre të katërtat e kazasë janë të formuar nga
shqiptarë dhe s’ka asnjë bullgar.
Prishtina, qytet: 12375 banorë, nga të
cilët 1776 serbë, 8362 shqiptarë, 1539 ciganë
muhamedanë, 383 ciganë të krishterë, 305
çifutë.
Kazaja e Prishtinës numëron 7274 shtëpi,
nga të cilat 6022 shtëpi shqiptare;912 shtëpi serbe;340 të
përziera.
Mitrovica, qytet: 1100 shtëpi serbe dhe shqiptare
(siç); kazaja përmban gjithsej (përfshirë edhe qytetin)
3586 shtëpi, nga të cilat 1334 shtëpi serbe; ajo që mbetet,
d.m.th. 2252 shtëpi janë shqiptare ose të përziera.
Vucitrin, qytet: 650 shtëpi, nga të cilat 100
serbe dhe 550 shqiptare.
Kazaja, gjithsej (përfshirë edhe qytetin), 8684
shtëpi, nga të cilat 610 shtëpi serbe; 105 shtëpi të
përziera serbo – shqiptare;90 shtëpi cekreze, ajo që
mbetet, d.m.th. 7319 shtëpi krejtësisht shqiptare (7869 duke
numëruar ato të qytetit, dhe duke mos llogaritur shtëpitë
shqiptare të fshatrave të përzierë).
Novi – Bazar, qytet:1749 shtëpi serbe dhe
shqiptare(siç).
Kazaja e tërë (përfshirë edhe qytetin)
numëron 4566 shtëpi, nga të cilat 1748 serbe, çfarë
mbetet është shqiptare ose e përzierë.
Kalkandelën (Tetova), qytet: 3000 shtëpi, nga
të cilat 1000 bullgare, 1800 turke, 200 shqiptare.
Kazaja e tërë përmban (përfshirë
edhe qytetin e Kalkandelën dhe atë të Gostivarit, si dhe
fshatrat të cilët kanë formuar me vonekazane e Gostivarit),
13224 shtëpi, nga të cilat 1833 bullgare;4268 të përziera;
3825 shqiptare;298 pomacs.
Midis 1000 shtëpive të qytetit, 850 njohin
juridiksionin fetar te priftit bullgar eksarkut (d.m.th. janë bullgare)
dhe 150 shtëpi juridiksionin e patriarkut (për pasojë ato e
pretendojnë veten serbë).Gjithashtu nga 90 shtëpi të
kazasë 61 i janë nënshtruar juridiksionit fetar të
eksarkut; 21 juridiksionit të patriarkatit; dhe 8 i njohin të dyja
juridiksionet.
Jo më kot e kemi lënë për në fund
kazanë e Kalkandelën, edhe pse në librin bullgar,
është trajtuar përpara kazasë së Prizrenit. Shkaku
është se qyteti i Kalkadelen dhe gjithë kazaja në
përgjithësi duke qenë një nga qendrat më aktive
të propagandës nacionaliste shqiptare, ku vullneti për të
luftuar kundër tendencave panturiste dhe pansllaviste është
manifestuar me kohë, kemi dashur t”ia nënshtrojmë shifrat
e dhëna nga qeveria bullgare – sepse tre hartat dhe libri në fjalë
janë publikime zyrtare, për pasojë shprehje e aspiratave qeveritare
bullgare – një analizë më të hollësishme.
Statistika e kazasë së Kalkandelenit *së
bashku me qytetin e vogël të Gostivarit dhe fshatrat që më
vonë kanë formuar nënndarjen administrative turke të
Gostivarit), ndodhet në faqet 37 deri 42 të pjesës së
dytë të tekstit shpjegues të hartave etnografike të
vilajeteve të Selanikut, Kosovës dhe Manastirit.
Së pari qyteti i Kalkandelenit vetë
numëron, jo 3000, siç thuhet në librin e Sofjes, por 4000
shtëpi, dy të tretat e të cilave janë të banuara nga
shqiptarët, mbasi jo vetëm popullsia muhamedane e qytetit
është e racës shqiptare, por edhe një pjesë e
banorëve ortodoksë, meqenëse ata përdorin në vatrat e
tyre vetëm gjuhën shqipe.
Autoritetet bullgare kanë gjykuar si të
nevojshme për politikën e tyre të lënë të besohet
se kazaja e Kalkandelenit dhe ajo e Gostivarit së bashku do të
numëronte vetëm 3825 shtëpi krejtësisht shqiptare, në
një total prej 13224 shtëpish., Sipas informacionit tonë personal,vetëm
kazaja e Tetovës numëron 52000 shqiptarë 20000 bullgare, 6000
serbë, nga një total prej
78000 banorësh.
Gjatë zgjedhjeve për Dhomën Turke,
shqiptarët kanë pasur gjashtë zgjedhës të kolegjit
të dytë, dhe bullgarët dy;Turqit e Rinj i kanë
dhënë pa të drejtë – dhe me shumë përpjekje
– një zgjedhës tjetër serbëve.
Statistika bullgare numëron 47 fshatra si të
banuara krejtësisht prej bullgarëve (ose sllavëve).Në fakt,
katër nga këta fshatra, ata të treguar me numrat 9,11,34,43,
në tekstin e statistikës, të quajtur Otouchichta, Gloghi,
Galati, Jelezno –Retchani, janë
fshatra të përzierë të banuar prej shqiptarëve dhe
bullgarëve, gjysmë për gjysmë dhe fshati i pestë (no
36, Novo –Selo, Paptrad) është një fshat krejtësisht
shqiptar.
Nga 42 fshatrat që janë krejtësisht
bullgare, 14 janë “cifliks” d.m.th. njerëz që
s’kanë pronë por që punojnë tokën e
shqiptarëve¹).
Në katalogun e 43 fshatrave të quajtura të
përziera bullgare, turke, shqiptare,etj. do të përmendnim 9
fshatra (no 54,71,76,77,79,80,83,89,90 të quajtura ndryshe Jadjinzi,
Negotine, Dolno Elovtzi, Gorno Elovtzi, Douh, Orkouche, Ghinovitza, Florino dhe
Forino) të cilët janë fshatra të pastër shqiptare.
Megjithatë, është e vërtetë se pesë fshatrat e
parë numërojnë mes popullsisë së tyre të
krishterë, por këta janë shqiptarë dhe aspak sllavë.
Veç kësaj, shtatë fshatra²) midis
atyre të përzierë, nuk numërojnë as edhe një
të dhjetën bullgare, nëntë të dhjetat e tjera
janë shqiptarë.- Vetë qyteti i Gostivarit, të cilin libri i
Sofjes e bën të figurojë për 750 shtëpi të
përziera, përmban në të vërtetë 1000 shtëpi
nga të cilat 900 shqiptarë; pjesa tjetër, gati njëqind,
është formuar nga shtëpi bullgare, serbe dhe vllahe.
Për më tepër, gjashtë nga këto
fshatra, ose më mirë minoriteti sllav që banon këto fshatra
të përzierë, janë njerëz pa prona dhe jo me tokë
të zënë, fermerë që kultivojnë tokën e
shqiptarëve.
Në të kundërt, autorët e katalogut
janë gabuar duke bërë listën e 65 fshatrave shqiptare, ku
ata kanë bërë të figurojnë dy fshatra që
përmbajnë një minoritet të vogël sllav: këta
janë fshatrat e Tchelopekut (no 29) dhe Gorno sedlartzi (no 35):kjo
është një pjesë e vogël aktive në llogarinë
e tyre.
1)Do t’i kthehemi më poshtë
përsëri kësaj çështjeje e cila ka vlerën e saj
dhe një rëndësi shumë te madhe në qoftë se
studiohet seriozisht.
2)Të
treguara me numrat 48,
49,52,65,67,69,74:Tearizi,Djebtchict,
Dobrochte,
Goirani, Gradetz, Dolno
Paltichinta,
Debrichte.
Shihet pra që pavarësisht nga gjithë
gabimet – të vullnetshme ose jo – që përmban
statistika e institutit hartografik
të Sofjes, shumica në veri –lindje të Shqipërisë
është larg përkatësisë ndaj elementit sllav.
Por, nuk na duhet të luftojmë vetëm
kundër pretendimeve serbe. Paralelisht me serbët - edhe pse duket
sikur kanë një drejtim të kundërt – ka bullgarë
që, edhe ata kanë ngritur pretendime dhe kanë shpifur për
të ndërtuar atë që ata quajnë Bullgari e madhe,
një lloj perandorie që shtrihet pothuajse në të gjithë
gadishullin Ballkanik, të famshmen e tyre tselocoupna Blgariya.
Është një ëndërr e frymëzuar nga më të
mëdhenjtë e tyre, rusët, që prej dyzet vitesh, të
cilës traktati i Shën Stefanit
ka mjaftuar për ta paraqitur disi si të
vërtete:pikërisht ky projekt i famshëm moskovit për të
dëshiruar krijimin e një pararoje në Ballkan ushtron akoma
një efekt joshës tek politikanët bullgarë, njerëz pa
dyshim shumë të respektuar dhe me një patriotizëm të
lavdërueshëm, por oreksi i të cilëve nuk njeh kufi.
Ata që janë marrë me çështjen
maqedonase e dinë shumë mirë që tendencat e dy qeverive,
bullgare dhe serbe, ndeshen për terrenin perëndimor dhe
veriperëndimor të asaj që quhet Maqedoni, d.m.th. krahinat
lindore dhe veri –lindore të Shqipërisë. Uskub, Tetova,
Dibra, Manastiri janë kërkuar gjithashtu si nga Beogradi ashtu edhe
nga Sofja. Prej këtej një lufte e tërë e ashpër midis
dy grupeve sllave dhe një
literature shumë interesante mbi etnografinë e këtyre
vendeve.
Por ajo që është e rëndësishme
për shqiptarët nuk është të dihet nëse
është elementi bullgar apo serb ai që ka prioritet; sllav
për sllav, natyra e saktë e gjakut që rrjedh në venat e
tyre nuk na intereson shumë dhe nuk duam aspak të përzihemi
në zënkat e tyre pothuajse të brendshme. Ajo që na
intereson në fakt është të dimë nëse vërtet
këto vende janë sllave apo shqiptare, nëse janë këta
të fundit ose serbo bullgarët ata që kanë të
drejtë mbi këto krahina.
Për momentin, vazhdojmë të konsultojmë
hartat etnografike të institutit hartografik të Sofjes.
Për kazanë e Ohrit, në një total prej
8893 shtëpish, ka 4609 shtëpi bullgare, ajo që mbetet shqiptare,
vllahe dhe të përziera. Ja ndarja e këtyre shtëpive:
Qyteti i Ohrit nga 2610 shtëpi numëron 1600
bullgare, 900 shqiptare, 110 shtëpi vllahe. – Në fshatrat: 3009
shtëpi bullgare, 991 shqiptare, 125 shtëpi vllahe, 2158 të
përziera.
Këto janë shifrat e dhëna nga statistika e
Sofjes, statistikë që duhet të drejtojë të gjitha
reagimet politike bullgare, të ndihmuara nga kleri exarchiste dhe sidomos
nga bandat terroriste.
Këto shifra, megjithatë, nuk janë të
paprekura nga kritika dhe na duken me gabime;një doze ekzagjerimi ka
hyrë në to (e vullnetshme? E pavullnetshme?)
Në fillim qyteti numëron 3700 shtëpi (dhe
jo 2610);nga këto 3700 shtëpi, 2100 janë shqiptare myslimane;150
shqiptare të krishtera ortodokse; 900 bullgare;300 vllahe,210 serbe dhe 39
greke (ndoshta vllahe, bullgare ose shqiptare te greqizuara).
E gjithë kazaja numëron 38000 banorë
shqiptarë, dhe 36500 jo - shqiptarë;këto shifra janë ato
të autoriteteve turke të dhëna gjatë ditëve të
fundit të pushtimit otoman; midis këtyre jo – shqiptarëve
ka bullgarë, serbë, vllahë,por gjithashtu shqiptarë
ortodoksë – të krishterë që njohin exarchat dhe
që turqit e zotë ngulnin këmbë t’i shihnin si
bullgarë dhe t’i regjistronin si të tillë në
regjistra.
Statistika e Institutit hartografik të Sofjes jep 73
fshatra bullgare, me 3009 shtëpi.
Duke shqyrtuar pak më me kujdes këto të
dhëna, ndjehemi të detyruar të bëjmë korrigjimet e
mëposhtme:
Dy nga këto fshatra janë krejtësisht
shqiptare, Trapezitza (no45) dhe Brejani (no 69), të banuara nga
shqiptarë të krishterë – ortodoksë;
trembëdhjetë të tjerët (Trebenichta, Livada, Tach –
Marounichta, Globotchitza, lokvo, konsko, Elchani, Loubanichta, Vranichta,
Vechtani, Godivle, Varbeni, Tourie) janë fshatra të
përzierë me një popullsi me më shumë shqiptarë
sesa sllavë;feja e banorëve shqiptarë të këtyre
fshatrave të përzierë është ortodokse,
përveç asaj të banorëve të Trebenichtas të
cilët janë myslimanë.
Nga 73 fshatrat bullgare të sipërpërmendur,
44 janë tchifliks, d.m.th. që e gjithë toka ose të
paktën pjesa më e madhe i takon pronarëve shqiptarë.
Statistika na kishte dhënë 12 fshatra të
përzierë, me 2158 shtëpi. Në numrin e
sipërpërmendur të fshatrave të përzierë,do duhej
të hiqnim pesë, Podgotzi, Labounichta, Radojda, Lin dhe Daboviani,
të cilët janë fshatra krejtësisht shqiptare; të
gjithë të tjerët kanë një shumicë shqiptare.
Qyteti i Strugës mbi liqen, në vendin ku
ujërat e mrekullueshme të liqenit të Ohrit derdhen në Drin,
ka një popullsi të përzierë, dy të tretat e së
cilës janë shqiptare.
Për sa i takon 14 fshatrave të njohur si
shqiptare nga harta dhe statistika e Sofjes, me një total prej 991
shtëpish, ata numërojnë në të vërtetë, sipas
informacioneve tona personale të mbledhura në vend dhe të
dhëna me shumë saktësi, këta 14 fshatra numërojnë,
themi ne, jo 991 shtëpi por 2400 të tilla.
Pas këtyre korrigjimeve, për kazanë e Ohrit,
përfshirë këtu edhe qytetin, përftojmë një total
prej 5336 shtëpish shqiptare;4347 shtëpi sllave,d.m.th. serbe ose
bullgare dhe vllahe; 1549 shtëpi te përziera me një shumicë
të madhe shqiptare;dhe 125 shtëpi vllahe të vendosura në dy
fshatra krejtësisht vllahe.
Jemi larg pra, shumë larg nga shumica bullgare (mbasi
statistikat e Sofjes nuk pranojnë sllavë të tjerë), dhe
minoriteti shqiptar; na duhet tani të ndryshojmë termat dhe të
arrijmë në një rezultat diametralisht të kundërt.
Për sa i takon tokës, ajo i takon pothuajse
totalisht (nëntë të dhjetat) pronarëve shqiptarë;
bullgarët kanë vetëm një të dhjetën e tokës
së punueshme.
Larg nesh ideja e të qenit partizanët e sistemit
feudal; vetë shqiptarët duan ndarjen e tokës, shitjen e saj
fshatarëve; por derisa kjo dëshirë unanime të mund te
realizohet, jemi të detyruar të mos harrojmë një të
drejtë. Është në fakt një e drejtë që njihet
nga ligjet e Anglisë, Rusisë, Rumanisë, Austro –
Hungarisë dhe Greqisë.
Duke qenë se toka, shtëpitë, prona e
paluajtshme dhe pasuria janë të shqiptarëve, dhe këta
në shumicë numerike, na duket pak si shumë e guximshme që
të pretendosh që kazaja e Ohrit është bullgare.- Ne na
duket, përkundrazi, se çdo gjë që ajo ka është
shumë shqiptare.
Ajo që do të habisë sidomos lexuesit
tanë, është se ne quajmë shqiptarë, të
krishterë ortodoksë. Diderot pyet veten nëse mund të
jetë persian. Lexuesit tanë ndoshta do të bëjnë
të njëjtën gjë duke pyetur veten nëse mund të
jesh i krishterë dhe shqiptar. Emri i fundit, në fakt,shqiptar ose arnaut,
nuk është sinonim i njeriut me çallmë, njeriut
gjysmë të egër, që mban në dorë një jatagan
në formë të një hëne të ngrënë, gati
për të prerë kokat e krishterëve të pafajshëm?
Të tillë janë të paktën portretet e vijëzuara nga
sllavofilët apo fil helenët të mbushur me një ndjesi
përdëllenjëse dhe një imagjinatë të dobët.
Megjithatë në kazanë që po flasim
në jemi të detyruar të vëmë në dukje praninë
e shqiptarëve të krishterë ortodokse të cilët
konsiderohen pa të drejtë si sllavë, për arsyen e
thjeshtë se frekuentojnë kishën bullgare, meqë
s’kanë kishë shqiptare; e njëjta gjë është
me ortodoksët që janë pak më në jug dhe që
grekët i quajnë gjithnjë grekë në statistikat e tyre;
por ata (d.m.th. grekët) janë ngandonjëherë të
drejtë dhe i quajnë këta shqiptarë ortodoksë me
epitetin alvanophonoi (që do të thotë grekë që flasin
shqip), ndërsa statistikabërësit e Sofjes nuk kanë menduar
as në nevojën e një shprehjeje të tillë, duke i
quajtur shqiptarët ortodoksë bullgarë!
Midis këtyre të ashtuquajturve bullgarë,
njohim disa që do të ndjeheshin të fyer, nëse do t’iu
vihej ky emër; ata janë tmerri i bullgarëve, ndoshta me te
urryer nga ata se shqiptarët myslimanë, arnautë. Por ata
menaxhohen shumë mirë midis tyre, ne duam të dëgjojmë
marrëdhëniet midis shqiptarëve të krishterë
ortodoksë dhe myslimanë; ata merren vesh mes tyre, respektohen, sepse
ata e ndjejnë se kanë dalë nga e njëjta shtresë,
flasin të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtat zakone,
të njëjtat kujtime të një të shkuare të
largët, të njëjtat aspirata dhe të njëjtat ide.
Ekzistenca e këtyre shqiptarëve ortodoksë
të shpërndarë midis bashkëpatriotëve të tyre
myslimanë dhe pranë elementëve të huaj (bullgarë ose
serbë) duket se është injoruar nga të gjithë ata
që janë përpjekur të shkruajnë për gjërat e
Maqedonisë. Megjithatë është një rast shumë i
natyrshëm, përderisa shqiptarë ortodoksë ka në
Elbasan, Durrës, Berat dhe në të gjithë
Shqipërinë e jugut, deri në Janinë dhe Prevezë.
Autorët e huaj konsiderojnë shqiptarë vetëm katolikët,
dhe çdokush që është ortodoks iu duket sllav (ose grek). Por ne
që po bëjmë këtë shkrim,i kemi gjetur gjithandej,
në Voutchitrin (ku të gjithë ata që merren për
serbë janë shqiptarë ortodoksë)dhe në Ipek. Ne i
dallojmë ata fare lehtë nga sllavët ortodoksë
(bullgarë ose serbë), nga veçantia që kanë në
përdorimin e të folurës shqipe në shtëpitë e
tyre, me gratë dhe fëmijët e tyre, gjë që s’do
ta bënte kurrë një sllav i ardhur nga brigjet e Danubit.
Kemi hapur një parantezë, disi shumë
të gjatë, dhe t’i kthehemi statistikave:
Kaza Kirtchevo: Në një total prej 5881
shtëpish, 2795 shtëpi bullgare;859 shtëpi shqiptare; 1263
shtëpi pomake (pomaques); 784 shtëpi të përziera.
Në të vërtetë, kazaja e Kirchevos
numëron 38000 frymë nga të cilët 19000 shqiptarë,
10000 bullgarë dhe 9000 serbë. Bullgarët janë larg të
qenit në shumicë këtu.
U ndalëm pak më shumë në kazanë e
Kertchovos sepse është një nga krahinat që kanë
vuajtur më shumë nga intrigat sllave, si serbë ashtu edhe
bullgarë, pas luftës turko – ballkanike. Statistika jonë ,
d.m.th. ajo e Institutit hartografik
të Sofjes, ka shumë gabime në katalogun e fshatrave.
Për shembull, midis fshatrave të treguar si të banuar
vetëm me bullgarë, ka
pesë që janë të përzierë, d.m.th. banorët e
të cilëve janë bullgarë dhe shqiptarë: Lazarovtzi
(no1), Retchani – Zayats (no 5), Popaljani (no 23), Brod (no 48),
Topolnitza (no 57). Midis pesëmbëdhjetë fshatrave të
përcaktuar si të përzierë, ka tre që janë të
banuar vetëm nga shqiptarë: Krouchitsa (no 87), Archangel (no 90),
dhe Kolari (no 96). – Një i pestë, Touhin, nga 150 shtëpi
(dhe jo 120), ka vetëm 15 shtëpi serbe; dhe një i gjashtë,
Novoselo, nga 65 shtëpi, numëron 50 shqiptarë dhe 15 serbë
– bullgarë. – Nga tetë fshatra që autorët e
hartës etnografike duan të quajnë pomakë
(bullgarë muhamedanë), të paktën gjashtë,
d.m.th. Sarbitza, Batchista, Stregomichta e sipërme, Stregomichta e
poshtme, Tvarivtzi, Mahmoudovtzi, janë fshatra të banuar nga
vetëm nga shqiptarë dhe jo nga pomakë.- Nga 81 fshatra të
quajtur bullgare në statistikën e Sofjes, të paktën shtatë
janë çifliks. d.m.th. prona që iu takojnë në
pjesën më të madhe shqiptarëve.
Toka e kazasë së Kirtchevos i takon në
pjesën më të madhe shqiptarëve (më shumë se 70%).
Statistika na ka dhënë 2795 shtëpi
bullgare; nuk duam t’i diskutojmë, por duhet të zbresim nja
gjashtëdhjetë, që kemi dalluar si shqiptarë, në
pesë fshatrat që kemi përmendur më lart.
Përkundrejt
2735 shtëpive, shtuar me nja pesëdhjetë shtëpi serbe
dhe bullgare të fshatrave të përzierë, kemi një total
prej 2390 shtëpish krejtësisht shqiptare; në fshatrat
gjejmë gjithashtu nja njëqind shtëpi pomake.
Banorët e qytetit të Kirtchevos, të marra
si pomake nga harta e përmendur, janë në të
vërtetë shqiptar, nëse merret mundimi të shihen zakonet e
tyre, mënyra e jetesës, kostumi i tyre, fizionomia dhe konfiguracioni
i kafkave të tyre; vetë ata nuk bëjnë asnjë dallim
midis tyre dhe shqiptarëve (shih më poshtë arsyet që na
bëjnë të besojmë që këta gjysmë të
turqizuar në pamje nuk janë veçse shqiptarë në
realitet).
*
1)Makedoniya, etnografiya i
statistica
(në bullgarisht), Sofie 1900,
i shoqëruar
nga 12 harta.
2) Më
shumë se 14370 turq, 22295
vllahë.
3) Më
shumë se 8150 turq.
4) Më
shumë se 11410 turq.
5)Më
shumë se 6000 turq;1960
vllahë.
6) Më
shumë se 10092 bullgarë
myslimanë;
3380 turq.
7) Më
shumë se 6565 bullgarë
myslimanë.
8) Më
shumë se 4340 bullgarë
myslimanë;
3925 turq; 9590 grekë;
4280
vllahë.
9)Shih
veprën e tij “Blgarite
v’Makedoniya”
(në bullgarisht), Sofie,
1915, f.
CII,CIII, CIV.
1) JORDAN
IVANOFF, vep.cit., f.LXIII
2)Shih Grad
Skopie (qyteti i Uskub-it
në
bullgarisht), nga VASIL
KENTSCHOFF,
Sofie 1898, faqe
21,22.
Profesori
ËEIGAND, duke folur për
Ohrin (Die
Aromunen, Leipzig, 1895,
f.43) thotë se muhamedanët e qytetit janë
shqiptarë dhe se ka vetëm një
numër të vogël turqish mes tyre.
(tekstualisht:: Die hiesige
muhammedaner sind meist Albanesen; es giebt nur
ëenige Turken
darunter).
3)RENE PINON. Europa dhe Rinia Turke, Paris, 1913, f. 334.
4) Disa autorë e quajnë beg
(bey – zotëri) sinonim të shqiptarit mysliman!
1)JOS.MULLER ne “Albanien.
Rumelien und die Ostrumelien” e tij, Pragë, 1844, f.83, jep
këto shifra për qytetin e Manastirit:
2400 osmanlinj;5800 sllavë
myslimanë; 8000 shqiptarë; 9000 sllavë të krishterë;
3500 grekë; 1400 çifutë; 700 vllahë; 1200 shqiptarë
katolikë; 2000 ciganë. (Statistika e 1838)
Vepra anonime “Der Aufstand der
Griechen in Epirus, Pesth,
Vjenë dhe Leipzig, 1854, f. 22, e vë Manastirin midis qyteteve
shqiptare me të njëjtin status si të gjitha qytetet që
shtrihen deri në gjirin e Artës.
1)Relacioni i Mariano Bolizza
është botuar midis të tjerash në librin e Lenormart-it
:Turq dhe malazezë, Paris 1866, Didier.
2)Studiuesi, por me një
papajtueshmëri aq shoviniste, vetë Cvijici pranon që Koutchi
është një fis shqiptar:
Es befindet sich sogar innerhalb der
Grenzen des heutigen Montenegro der stamm Kuci, der jetz serbisch ist,
hochstëahrscheinlich aber zu einem bedeutenden Teile aus Albaniern
hervorgegangen ist, und daher auf meiner Karte als serbisierter Albanier stamm
bezeichnet ëurde.”
Petermanns Mitteilungen, 1913, vell. 59; Cvijici:
Die etnographische abgrenzung der Volker auf der Balkan – halbnisel; f.
117, kollona 1.
Shih gjithashtu me poshtë (f..34)
pasazhin që kemi marrë nga vepra “Der Neue eroffneten
Ottomemichen Pforten”.
1)Blgarite v Makedoniya, nga JORDAN
IVANOFF (në bullgarisht), Sofie, 1915, f. LXIII.
2)Shih më tej një citim
që kemi marrë nga G.-L.JARAY, f. 40.
3)Po riprodhojmë këtu
si dokument një nga telegramet e shumta që janë bërë
nga shqiptarët e këtyre krahinave gjatë luftës
ballkanike:Shkëlqesisë së Tij Sër Edëard Gray,
sekretar shteti, president i Konferencës së ambasadorëve të
Fuqive të Mëdha, Londër. Ne, të nënshkruarit,
shqiptarë me origjinë nga Dibra, që banojmë në Rumani,
të deleguar nga bashkëkombasit tanë në asamblenë e
datës së sotme 12 janar (1912) protestojmë energjikisht
kundër presionit të ushtruar mbi bashkëkombasit tanë,
të cilët ju shprehën juve telegrafisht se janë të
kënaqur nga administrata serbe, duke refuzuar të bëjnë
pjesë në Shtetin shqiptar. Njohja e gjuhës serbe në
lokalitetet e përmendura, të njohura universalisht si shqiptare, nuk
provon aspak origjinën serbe,meqë kjo gjuhë është
mësuar nga punëtorët shqiptarë që shkuan në Serbi
për të ushtruar zanatet e tyre. Hedhim poshtë si të padenja
veprimet serbe dhe deklarojmë kundërshtim të prerë ndaj
çdo dominimi të huaj.(Firmosur) Neofit Simeon, Manoli Georges,
Manoli Boshko, Nicephore Panteli, Ilia Rafael, Gregoire Petre, Vasil
Constantin, Hamdi Bej Dibra, Feizi Ali, Ismail Fetah.
4)Shih LUMO SKENDO, Popullsia e
Epirit, Sofie, 1915, f. 8 e në vazhdim.
1) ICHIRCHOFF: Zapadnata
Kraichta na Blgarskata Zemya (në bullgarisht), Sofie, 1915, f. LXXXII, na
bën të ditur se elementi vllah ka shërbyer shumë shpesh
për të forcuar dhe për të rritur numrin e bullgarëve.
2) Shih “Prinos Km etnografiyata na Makedonskite Slavini”(në bullgarisht), Sofie, 1907, f.92
3)Shënime mbi etnografinë e Maqedonisë, nga J. CVIJICI, botimi i 2-te, Paris 1917,f.5.
4) ICHIRCOFF, vep.cit.
5) Cituar nga ICHIRCOFF. Vep.cit. ,f.30
6)CVIJICI, Shënime mbi etnografinë e Maqedonisë, f.11.
7) OFFEICOFF, Maqedonia nga pikëpamja etnografike, historike dhe filologjike, Philip-popoli 1887, f.45
Kjo Shqipëri që mund të jetojë duhet
të ketë si kufij: në perëndim detin Adriatik; - në
veri liqenin e Shkodrës, malet e Tergovishtës, duke
përfshirë Shkodrën, Hotin, Groudin, Gucinë, Plavën,
Ipekun dhe të gjithë fushën deri në veri të
Mitrovicës, saktësisht në fshatin Belotchitza, në kufirin e
vjetër serb të paraluftës turko – ballkanike; - në
lindje kufiri duhet të ndjekë kufirin e vjetër (d.m.th. të
paraluftës se vitit 1912) të Serbisë deri në Zibeftche;
prej andej të shkojnë në jug – perëndim deri në
liqenin Kaplan, në lindje të Uskubit: në këtë
mënyrë kazatë e Kumanovës, Gjilanit dhe Preshevës do
të mbeten në Shqipëri; që nga liqeni i Kaplanit ai do
të shkojë në jug drejt lartësive të Babounas (duke
lënë Kuprili [Veles] jashtë Shqipërisë) për
të shkuar në vargun e kodrave të Morihovos, në lindje
të Manastirit, në mënyrë që ky qytet dhe fusha
përreth të mbeten brenda kufijve të Shqipërisë;
më në jug vija e kufirit
do të përfshijë Florinën, dhe, duke kaluar në
perëndim të Kastorias, d.m.th. duke lënë këtë
të fundit jashtë kufijve të Shqipërisë, ai do të
kapë të gjithë kazanë e Bilishtit për të shkuar
në vargmalin e Gramozit dhe për të ndjekur kreshtën e
këtyre maleve deri në Metzovo, në Pinde, në kufirin e
vjetër turko – grek të paraluftës së vitit 1912.
– Nga Metzovo vija e kufirit do te zbresë në gjirin e
Artës duke shkuar përgjatë lumit të Artës për
të takuar kufirin natyral jugor të Shqipërisë që
është gjiri Ambracik.
Veçse brenda këtyre kufijve mendohet të
ekzistojë, të jetojë dhe të mbahet një Shqipëri.
E zvogëluar dhe e mbledhur, Shqipëria mund të bëhet
veçse vasal i shteteve Ballkanike, e kërcënuar pa pushim nga
ata dhe e mbytur në një rreth të ngushtë. Një
Shqipëri ashtu siç e përcaktojmë ne, do të ketë
tre milion banorë, nga të cilët më pak se një e dhjeta
do të përbëhet nga elementë të huaj (grekë,
serbë,bullgarë, vllahë, ciganë) ajo që nuk do të
jetë dhe nuk do të mund aspak të konsiderohet si një
peshë e vdekur për një vend të ri, në qoftë se do
mendosh se gjatë krijimit të saj Bullgaria kishte rreth
pesëdhjetë për qind turq në kufijtë e principatës
së saj.
1)”Nga shqiptarët,
disa mbeten të krishterë, shumica u kthye në myslimane; por
myslimani shqiptar mbeti shqiptar, i vetmi përjashtim në Ballkan ndaj
fjalës së urtë se kombësitë atje janë fetë;
dhe shembull i shquar i thellësisë dhe forcës së
ndjenjës kombëtare shqiptare”Gabriel –Louis JARAY,
Mbretërisë së re të Shqipërisë, Paris, Hachette,
1914, f. 198.
Një Shqipëri e tillë do të
jetojë, të themi, në sajë të kufijve të saj
etnografikë dhe ekonomikë. Si do të mund të mendohej se
Shqipëria me kufij të prekur nga konferenca e ambasadorëve
në Londer më 1913, do të ishte një Shqipëri e
shëndetshme dhe e fortë? Asaj i mungonte toka e saj më e
mirë, fushat e saj më të bukura, qendrat e saj më të rëndësishme,
dhe i ishin rrëmbyer dy të tretat e popullsisë. Tokat pjellore
të Janinës dhe Prevezës, kullotat e famshme të
Çamërise, i ishin dhënë Greqisë; Serbia merrte
fushat e Manastirit, Ohrit, Kalkandelenit, Uskubit; fusha e bukur e
Kosovës ndahej midis malazezëve dhe serbëve, duke i
lënë Shqipërisë një zonë të ashpër
malore, pa mjete komunikimi, të rrethuar nga dëborërat
gjashtë muaj në vit. Qe bërë kujdes gjithashtu të
liheshin jashtë kufijve shqiptarë qytete, qendra natyrore që
furnizonin këto male.
Nga pikëpamja etnike dhe kulturore këta kufij
janë të domosdoshëm, mbasi, pikërisht popullsia që
banon në qytetet e jugut, e lindjes dhe veriut, në sajë të
një vendi të bukur e të shëndetshëm në të
cilin banojnë dhe të kushteve ekonomike, formon, nga gjithë
shqiptarët, elementin më aktiv, më të begatë dhe
më të nevojshëm; ta privosh Shqipërinë nga kjo do
të thotë ta privosh nga stabiliteti; do të thotë të
bësh një grumbullim populli në vend të një kombi, do
të thotë që një popull që ka lindur dhe që ka
shumë nevojë për mirëqenie për t’u zhvilluar,
të durojë mjerimin dhe të gjitha privacionet.
Kjo Shqipëri, e formuar nga katër vilajetet e
vjetra të Janinës, Manastirit, Uskubit dhe Shkodrës,
është ajo që kërkohet që prej fillimit të zgjimit
kombëtar të shqiptarëve. Ka më shumë se dyzet vjet
që këto aspirata kristalizoheshin qartë dhe merrnin një
formë mjaft të përcaktuar në të famshmen lidhje
shqiptare, të quajtur Lidhja e Prizrenit; kërkesat e kësaj
organizate kombëtare të bëra ndaj Portës dhe ndaj fuqive
të mëdha synonin autonominë administrative të
Shqipërisë d.m.th. të katër vilajeteve të
Janinës, Manastirit, Uskubit dhe Shkodrës (Scutari) me Manastirin si
rezidencë të qeverisë së vetme të përgjithshme
(vali – i – oumoumi) që do të vihej në krye të
kësaj Shqipërie autonome, e cila gëzonte privilegjin të
kishte idiomën e saj si gjuhë të administratës dhe
milicisë kombëtare.
Që prej atëherë, shqiptarët nuk
kanë reshtur as edhe një çast të konsiderojnë si
territor të tyre këto katër vilajete. Fuqitë e mëdha
kanë bërë sikur kane pranuar të drejtën e
shqiptarëve mbi këtë Shqipëri të plotë, do
të thoshim madje normale: është e vërtetë që
në konferencën e Berlinit, copa toke i janë rrëmbyer
Shqipërisë:Vrania, Kourshoumli, Nich dhe Leskovats i janë
dhënë Serbisë; dhe është dashur t’i lihen Malit
të Zi distriktet e vogla te Plavës dhe Gucisë, që janë
këmbyer – në sajë të rezistencës së
ashpër të shqiptarëve – me Ulkun (Dulcigno) dhe Antivarin,
humbje kjo shumë e dhimbshme për Shqipërinë. Por nga ana
tjetër, fuqitë e mëdha bënë përsëri të
njëjtin gabim duke i lënë Greqisë Janinën dhe për
territorin që i lanë Malit te Zi ata vunë në përdorim
mjetet e kombinuara të forcës së armatosur otomane dhe
manifestimit detar të flotës ndërkombëtare në brigjet
shqiptare; ishte një nevojë politike që i bënte të
vepronin kundër ndërgjegjes së tyre, sepse burrat e shtetit
ishin të bindur që Dulcigno dhe Antivari, si dhe Varnia dhe Nich
ishin territore shqiptare dhe aspak sllave.
Burri i shtetit anglez lordi Fitzmaurice ishte më i
binduri për këtë të vërtetë; ai mbajti një
qëndrim mjaft fisnik gjatë krizës orientale nga 1878 deri
më 1880, dhe korrespondencat e tij me Zyrën e Jashtme – që
gjenden në Librat Blu të kohës – meritojnë admirimin
dhe mirënjohjen e çdo shqiptari. Ja sesi një broshurë e
vogël mbi çështjen e Orientit përmbledh veprën e
Fitzmaurice:
“Lordi Fitzmaurice ishte paraqitësi dhe
mbrojtësi më i zjarrtë i të drejtave dhe interesave të
shqiptarëve. Dhe në takimin e parë që ai pati me Savas
Pacha, ministrin e punëve të jashtme, ai insistoi që perandoria
turke të merrte parasysh këto të drejta duke shtuar që
Shqipëria nuk ishte vetëm ajo që ishte bërë zakon
të quhej me këtë shprehje gjeografike, d.m.th. dy vilajetet e
Scutarise dhe Janinës, por ajo shtrihej drejt lindjes deri në kufirin
e vargmalit që ndan rrjedhën e ujërave që shkojnë
në Adriatik dhe detin Egje, duke përfshirë një pjesë
të madhe të vilajetit të Manastirit dhe të atij të
Prishtinës ose Kosovës, dhe drejt verilindjes (siç edhe
është treguar veçanërisht në hartën e Kiepert,
e cila është konsideruar përgjithësisht si e favorshme ndaj
elementëve sllave dhe në atë të Z. Stanford, të
bërë në interes të grekëve) deri në
Prishtinë dhe qytetin e Vranias.
“Lordi Fitzmaurice, këmbëngulës
në pikëpamjet e tij dhe në hedhjen poshtë në
mënyrë të prerë të pretendimeve serbe mbi
origjinën e banorëve të Mitrovicës dhe Kosovës,
në letrën e tij dërguar Zyrës së Jashtme në
datë 22 korrik 1880, përsëriti se të gjitha hartat që
ai kishte konsultuar provonin origjinën shqiptare dhe jo sllave të
këtyre krahinave, dhe se, edhe pse këto distrikte, në fund
të shekullit të XVII të, qenë të banuara nga
serbët dhe të përfshira në mbretërinë e
vjetër serbe, vendasit e këtyre vendeve, sipas Hahn, konsull austriak
në Janinë, ishin shqiptarë të cilëve serbët iu
kishin marrë pronat në shekullin e XIVtë.
“Pas përcaktimit të qartë dhe
kategorik të territorit shqiptar, çështja e ekzistencës
politike u diskutua me jo me pak forcë dhe përpikëri. Lordi
Fitzmaurice, i mbështetur nga qeveria e tij dhe i ndihmuar nga lordi
Goshen, ambasador i jashtëzakonshëm në këtë kohë
pranë sulltanit, insistonte pranë kolegëve që të
bëhej e njohur nevoja e krijimit të një province të madhe
shqiptare, të ndarë në katër vilajete ose
sanxhakë,që do të ishin Scutari, Janinë, Kosovë dhe
Manastir.
“Kabineti i St-James miratonte plotësisht
mënyrën e veprimit të lordit Fitzmaurice dhe pikëpamjet e
mëdha dhe largpamëse të lordit Goshen, që paraqiten në
mënyrë të përmbledhur në letrën e tij për
lordin Granville në datë 26 korrik 1880.
“Atij iu duk mjaft i natyrshëm zemërimi i
shqiptarëve që krijuan lidhjen e famshme të 1879; ja se
çfarë thoshte Kryesia e saj: “ Kjo racë e vjetër
dhe e shquar ka parë kombësinë e racave të tjera fqinje
të njohura dhe të mbrojtura në dëm të saj nga fuqitë
e ndryshme evropiane dhe aspiratat e tyre të realizuara pjesërisht
nga një ekzistencë e pavarur. Ajo ka parë bullgarët
tërësisht të emancipuar në Bullgari dhe pjesërisht
në Rumelinë orientale. Ajo ka parë që dëshira e ndezur
e Evropës ishte të çlironte territorin e banuar nga
grekët nga zgjedha turke. Ajo ka parë që sllavët në Malin
e Zi ishin te mbrojtur me qëndrueshmëri dhe entuziazëm nga
perandoria e madhe sllave e veriut. Ajo ka parë që
çështja e Orientit dukej se po zgjidhej sipas parimit të
kombësive dhe që gadishulli i Ballkanit ishte gradualisht i
ndarë në raca sipas të njëjtit parim. Duke pritur, ajo sheh
se vetëm ajo nuk ka një trajtim të ngjashëm. Kombësia
e saj është kërcënuar në veri nga malazezët,
të mbrojturit nga Rusia, dhe në jug nga grekët, të mbrojtur
nga Anglia dhe Franca.”
“Pas kësaj mbrojtje kaq të paanshme dhe
të sinqertë, lordi Goshen vlerëson avantazhet politike që
një Shqipëri e fortë do t’i jepte të ardhmes dhe ai
shton: “Në qoftë se një Shqipëri e fortë do
të formohej, motivet e pushtimit nga një fuqi e huaj, në rastin
e shpërbërjes së perandorisë otomane, do të
zhdukeshin. Një Shqipëri do t’i priste rrugën në veri
dhe do të mbante gadishullin ballkanik në duart dhe nën
autoritetin e atyre që e zotërojnë. Ndryshe fuqia e
shqiptarëve do të përbënte një vështirësi
të pakapërcyeshme në momentet kur do të lindnin turbullira.
Një popullsi me shumicë myslimane do të ishte një burim
vështirësish të mëdha për vendet sllave dhe greke
që do ta pushtonin. Unë konsideroj se probabiliteti i ndërhyrjes
evropiane në gadishullin ballkanik do të ulej në
përpjesëtim me vendosjen e kombësisë
shqiptare¹).”
1)”Shqipëria dhe
çështja e Orientit” nga Princi Albert GHICA, Paris, 1904, Do të sjellim
më tej fragmente të plota të Librit Blu anglez mbi
çështjen shqiptare dhe nga ku lindin qëllimet dashamirëse të Britanisë
së Madhe ndaj Shqipërisë.
Lidhja e famshme shqiptare nuk mundi – siç e
kemi thënë – veçse të shpëtonte disa
pjesë të territorit shqiptar; por ajo dështoi në
mënyrë më të tmerrshme në tentativën e saj
për të fituar një autonomi për të gjithë
Shqipërinë, për t’i bërë të njohur
zyrtarisht Turqisë ekzistencën e kësaj kombësie shqiptare
duke bashkuar të katër vilajetet në një. Turqia u tremb nga
lindja e këtyre aspiratave të reja dhe besoi me të drejtë
se po humbte pikën e fundit të mbështetjes së saj në
Evropë, nëse ajo pranonte kërkesat e shqiptarëve. Pa
dyshim, këshillat e fuqive të mëdha evropiane nuk kanë
munguar dhe jo vetëm një ambasador “dashamirës” i ka
pëshpëritur ne vesh Abdul Hamidit të shkretë, ta kurdisnin
edhe më shumë kundër shqiptarëve, ta shtynin atë
të përdorte forcën e armatosur kundër
“rebelëve”.
Gjithsesi, rishikimi i traktatit të Shën
Stefanit dhe zvogëlimi i Bullgarisë së madhe të
ëndërruar nga Rusia e shenjtë, nuk është një
mirënjohje e heshtur e të drejtës së shqiptarëve
në Maqedoninë orientale?
Që nga ajo ditë, shqiptarët kanë
regjistruar në programin e tyre autonominë e katër
vilajeteve¹), një administratë që do t’iu jepte
mundësinë të përdornin gjuhën e tyre kombëtare
në mekanizmat e ndryshme
të administratës, të ushtronin një kontroll mbi buxhetin
dhe të bënin shërbimin ushtarak – në kohë paqeje
– në vend. Më vonë shqiptarët do të mendonin
të kishin kishën e tyre autoqefale me qëllim që të
çliroheshin nga ndikimi greqizues i patriarkut të Konstantinopolit.
Njihej seria e persekutimeve ndaj të cilave
Shqipëria ishte objekt, të kryera nga i pabesueshmi Abdul Hamid. Ky
monark,që kishte frikë nga hija e tij, i cili dukej se kishte
njëfarë dobësie për shqiptarët si individë dhe si
racë, kishte një lemeri gati supersticioze kur bëhej fjalë
për kombësinë e tyre, për veprimet e tyre për
idetë kombëtare; ai mori të gjitha masat dhe përqendroi
të gjithë inteligjencën e tij - që askush s’thotë të
ketë qenë gjeniale – për të kthyer mendjen e
shqiptarëve nga ky drejtim dhe ai s’u spraps përpara asnjë
mjeti për të shtypur çdo manifestim që tentonte drejt
këtij qëllimi:internime, burgime, të gjitha mjetet ishin të
mira, madje dhe ai i shtypjes me gjak ndonjë kundërshtim të
mprehtë; personat e aftë për të qenë liderë
të nacionalizmit thirreshin në Konstantinopol ku sulltani tepër
dinak, i mbante të mbikëqyrur, nën dukjen e rreme të
ndereve dhe posteve honorifike.
Megjithatë ideja e një autonomie të
tillë për të katër vilajetet nuk ka pushuar kurrë
së ngacmuari shpirtin e shqiptarëve;veprat e shoqërive letrare
dhe patriotike të krijuara jashtë vendit – jashtë
sferës së ndikimit të sulltanit – gjenin jehonë
në zemrën e të gjithëve dhe botimet patriotike
përpiheshin nga rinia. Puna e fshehtë, e ngadaltë, e durueshme,
por jo më pak efikase dhe depërtuese, vazhdonte të bënte
punën e saj, pa u dekurajuar asnjë çast, pavarësisht
persekutimit turk dhe intrigave sllave, bullgare dhe serbe të drejtuara
nga Rusia e madhe, duke ndërlikuar tmerrësisht çështjen,
duke pasur tre për të luftuar në vend të një armiku.
Shqiptarët, shumë shpesh pyesnin veten me të drejtë se cili
nga ata të dy, turku apo sllavi është më i rrezikshëm
për Shqipërinë, dhe shumë herë atyre iu
është dashur të bashkohen me turqit për t’i drejtuar
kundër shkia²) – s së papajtueshëm, aq të
rrezikshme janë dukur pretendimet e tyre për ekzistencën
kombëtare. Autorët e huaj kanë vërejtur fenomenin dhe e
kanë kuptuar atë shumë mirë.” Urrejtja e sllavit në Kosovë është
një çështje race”, thotë Dr. Jaekh¹),
1)Për të qenë
krejtësisht të qartë, duhet të themi se është bërë
fjalë në fakt vetëm për dy vilajete me territorin e tyre
të plotë – atë të Janinës dhe të
Shkodrës – plus pjesët lindore të vilajeteve të
Manastirit dhe Uskub-it; kuptohet që shqiptarët nuk kanë
shprehur kurrë pretendime mbi krahinat e këtyre dy vilajeteve të
fundit, të banuara nga grekë ose sllavë, për dijeni në
Elassona, Serfidje, Kotchana, Rodovichta, etj. ; kërkesat shqiptare
kanë synuar vetëm distriktet e banuara krejtësisht ose në
pjesën më të madhe nga shqiptare, ato që kemi
përcaktuar më lart.
2) Është termi i
përgjithshëm me anë të të cilit shqiptarët
quajnë sllavët ( bullgarët, serbët ose malazezët); ky
term është përdorur si nga myslimanët ashtu edhe nga katolikët
dhe shqiptarët e Greqisë – të gjithë ortodoksë
- e përdorin për të
quajtur grekët në formën e shkias.
shumë pak dashamirës, ndër të tjera,
ndaj shqiptarëve; por ai insiston, një faqe më lart, në
mungesën e fanatizmit tek shqiptarët. “Unë vërtetoj
se asnjëherë, dhe asgjëkund, shqiptari s’ka qenë
fanatik; fanatizmi ekziston në Bosnjë, në Bullgari, në Kretë, por jo tek
shqiptarët.”
Konfliktet që shqiptarët kanë pasur me
sllavët që minonin ekzistencën e tyre në fillesat e saj,
nuk ishin aspak konflikte fetare, as thjeshtë hajdutëri - siç kanë dashur ta
bëjnë të besohet telegramet e agjencive sllave apo sllavofile
– por pasojë e natyrshme e një lufte të një populli
që do të jetojë në vendin e tij dhe sllavëve pushtues
dhe të pangopur.
Dy zonjat angleze G. Muir Mackenzie dhe A.-P.Irby, të
cilat kanë udhëtuar në pjesën lindore dhe veriore të
Shqipërisë gjatë gjysmës së dytë të
shekullit të XIX të, pohojnë që kjo urrejtje
është reciproke dhe e bazuar vetëm në dallimin e
racës. Në faqen 166 të librit të tyre², ato pyesin
një tregtar në Uskub, me origjinë nga Mali i Zi se cili
është më i keq ndaj sllavëve, myslimani boshnjak apo ai
shqiptar. – Shqiptarët, përgjigjet sllavi, që flasin
një gjuhë të ndryshme nga e jona, janë armiku ynë edhe
sikur të mos ishin myslimanë. Por cili nga ata mban fjalën e
dhënë, besën e mbrojtjes? – pyesin përsëri
udhëtaret që mbron Gladstone. – Shqiptari, i cili nuk
është kurrë në kundërshtim me vetveten, ndërsa
nuk mund t’i besosh një myslimani boshnjak.” Veç
kësaj duhet të kujtojmë se të krishterët
shqiptarë (katolikë është e vërtetë) janë
kundërshtarët për vdekje të sllavëve, si malazezë
ashtu edhe serbë.
Për të pasur një ide më të
qartë të vullnetit të të gjithëve, duhet të
studiohen sidomos ngjarjet që kanë ndjekur menjëherë
atë që turqit e rinj e quajnë kushtetuta e tyre.
Atëherë pati një shpërthim të vërtetë ndjenjash
kombëtare, të fshehura deri atëherë dhe shumë të
shtypura nga regjimi hamidian. Nuk qe veçse shqetësimi për
të konfirmuar të drejtën që çoi këtë
herë në një përgatitje për lufte të hapur,
të nxitur për të kapur kohën e humbur, të alarmuar
tashmë nga pretendimet e zhurmshme të elementëve sllavë,
këta të huaj të cilët e kishin bërë zakon të
bënin llogaritë pa pronarët e vërtetë.
Nga Florina në Mitrovicë, një seri klubesh
shqiptare u përshkallëzuan përgjatë kufirit të
territorit shqiptar. Ishin shumë fortesa për të ruajtur
trashëgiminë e stërgjyshërve; organizimi i klubeve duhej
të luftonte kundër shovinizmit të turqve të rinj që
ëndërronin një turqëzim të të gjitha racave, si
dhe kundër ambicieve të tre fqinjëve dashakeqës ndaj
Shqipërisë, Greqia, Serbia dhe Bullgaria. Qe një seri e
gjatë luftërash të ngadalshme, të durueshme, shpesh pa
asnjë shenjë të jashtme e tillë që të
tërhiqte vëmendjen. Pjesëmarrja në këto qendra ishte e
madhe dhe të gjithë ishin të apasionuar, duke kuptuar që
këtë herë bëhej fjalë veçse për një
luftë të ashpër për jetën dhe të asaj jo më
pak të ashpër për supremacinë. Çdo qytet, çdo
fshat i madh deshi të ndihmonte në këtë, duke marre
pjesë në luftë. Klubi i Florinës ishte një nga më
të suksesshmit; ai i Manastirit një nga më të fuqishmit.
Lokalitet si Veles (Kuprili), për shembull që kishte një
numër të vogël shqiptarësh në qytet, por që
kazaja kishte disa fshatra shqiptare, donte gjithsesi të zinte një
vend në pararojë, duke qenë i ndërgjegjshëm për
detyrën e tij dhe shumë i prekur thellë për
rëndësinë e seriozitetit të ndërmarrjes. “Klubet
janë armatura e nacionalizmit shqiptar”, vëren me shumë
të drejtë Gabriel Louis –Jaray³).
Në vjeshtën e vitit 1908 (viti i famshëm
dhe fatal i revolucionit të të rinjve turq)në Manastir u mblodh një
kongres i madh. Të gjitha klubet morën pjesë në të,
sepse duhej të konfirmohej përpara shovinizmit turk vullneti për
të përdorur alfabetin latin për të shkruar gjuhën
shqipe. Turqit luajtën çdo gur për të mbjellë
grindjen dhe përçarjen;
1)D ERNST JAEKH: “Im
Turkischen Kriegslager durch Albanien, Heilbronn, 1911, f. 122.
2) Udhëtime në
krahinat sllavonike të Turqisë në Evropë, botimi i
2-të, Londër, 1877.
3) G.-L. JARAY,
Mbretërisë së re të Shqipërisë, ç’ka
qenë, ç’është. Paris, 1914, faqe 78.
ata shpresonin ose të bënin të adoptohej
një ditë alfabeti “katolik” arab (me origjinë
çifute) ose të linin sterile veprën nacionaliste të
rilindjes shqiptare. Përpjekje të kota, mbasi të gjithë
pjesëmarrësit, përfshirë këtu sidomos myslimanët
dhe hoxhët, delegatë të klubit, votuan edhe njëherë
për alfabetin latin, jo vetëm se – siç e kemi
thënë – ky alfabet është më i përshtatshmi
për të shkruar një gjuhë indo – evropiane e
afërt me latinishten, por edhe se,
dhe para së gjithash , bëhej fjalë për
perëndizimin, për ndarjen nga Lindja dhe traditat e saj
skolastike¹).
Ishte një ngjarje së cilës i mbahet mend
jehona që pati kjo mbledhje e Manastirit , kryeqendra e
ëndërruar e katër vilajeteve shqiptare të bashkuara. Por
një kongres që pati edhe më shumë efekt ishte ai i Dibrës, ku të
rinjtë turq kishin thirrur gjithë kombësitë ballkanike
të Turqisë Evropiane. Bëhej fjalë, në thelb, d.m.th.
në mendjen e oficerëve të Rinj Turq, për imponimin e
pikëpamjes turke ndaj të gjithë këtyre elementëve dhe
për shpalljen osmanli të të gjitha kombësive. Por kongresi
shumë shpejt mori një fizionomi krejtësisht shqiptare, dhe
Turqit e Rinj u gjendën përballë aspiratave shqiptare të
shprehura qartë dhe me forcë. Nga ajo që duhej të ishte
ndërkombëtar dhe turk i ri, kongresi i Dibrës mbaroi si një
kongres krejtësisht shqiptar, megjithë zemërimin e madh të
Turqve te Rinj dhe sllavëve që kishin marrë pjese në
të.
Një anglez, gazetar dhe vëzhgues i mirë
që njeh mirë problemet e Turqisë në përgjithësi
dhe të Ballkanit në veçanti, nuk ka munguar të verë
në pah rëndësinë e këtij kongresi të
famshëm. Ja se çfarë Charles Ëoods²) –
është emri i gazetarit anglez mjaft të njohur – thotë
edhe pse versioni i tij mbi origjinën e mbledhjes së Dibrës
ndryshon pak nga ai që kemi dhënë më sipër:
“Kongresi i Dibres që u mbajt në korrik,
ishte organizuar nga anëtarët e komitetit shqiptar për
t’iu treguar vendasve të tij, mundësinë e diskutimit nga
pikëpamja shqiptare të çështjeve të mëdha
politike. Rëndësia e këtij kongresi qëndron jo vetëm në
disa nga vendimet që ai mori, vendime që provuan pa dyshim se populli
shqiptar nuk mund të shtypet lehtë, por edhe për
mënyrën se si u trajtua nga Turqit e Rinj...ndoqi në fillim
raportin e përgatitur nga Turqit e Rinj në vazhdim shtoi aty
klauzolat shtesë duke treguar mirë ndjenjat e vetë
shqiptarëve. Në rezolutat e nxjerra nga kongresi figuronte
kërkesa për më shumë drejtësi në gjykatat, dhe
krijimi i shkollave të veçanta në Shqipëri. Fjalime
energjike u mbajtën gjithashtu mbi nevojën e ndërtimit të
rrugëve në Shqipëri dhe për përcaktimin
përfundimtar të kufirit turko – malazez...”
Pak më vonë, një mbledhje e tretë u
mbajt në Elbasan, këtë herë për të menduar
për mënyrën e organizimit të shkollave shqiptare. Të
gjitha klubet kishin përfaqësues atje,
1) Duhet të kujtojmë
këtu se kongresi i madh shqiptar vetëm konfirmoi alfabetin latin;
në fakt ai nuk duhej të merrej me çështjen se cili nga
alfabetet, latin apo turk, do zgjidhej; punimet e tij duhej të konsistonin
në vendosjen e drejtshkrimit dhe çështja e alfabetit as
që u shtrua, meqë qe vendosur tashmë 30 vjet më parë,
nga një shoqëri letrare, e cila ishte themeluar më 1878, në
Konstantinopul, e udhëhequr nga Sami bej Frashëri, dhe ku bënin
pjesë shqiptarë ortodoksë, katolikë dhe myslimanë.
Shoqëria letrare e Konstantinopulit kishte caktuar vetëm gërmat
latine, tashmë në përdorim në Shqipërinë e
Veriut, që prej tre shekujsh. Është e padrejtë të
thuhej dhe të vazhdojë të thuhet se shqiptarët kanë
përdorur herë alfabetin turk dhe herë atë grek; këto
gërma janë përdorur vetëm rastësisht dhe nuk kanë
qenë kurrë në përdorim të vazhdueshëm: të
parat janë përdorur në përkthimin e Shkrimeve të
shenjta në dialektin tosk; kurse gërmat turke kanë shërbyer
vetëm për transkriptimin
e dy ose tre vëllimeve me poezi. Viktor BERARD gabohet kur
thotë se (faqe 282 – 283 e veprës së tij “Turqia dhe
helenizmi bashkëkohor”, Paris 1893) se Albanofonet (d.m.th.
shqiptarët nacionalistë dhe militantë) kishin adoptuar
gërmat turke dhe më
vonë të krishterët kanë përdorur gërmat latine,
duke pritur që vllahët të shpiknin për shqiptarët
një alfabet ad hoc!. Autorit i është dashur pa dyshim të
krijoje konfuzion, meqë nuk e kishte studiuar mirë
çështjen shqiptare, që i dukej domosdoshmërish e
pavlerë për të qenë e tillë.
2) Në veprën e tij:
“Turqia dhe fqinjët e saj” , e përkthyer nga anglishtja;
Guilmot, botues, Paris, pa datë, f.101.
madje dhe ato
të qyteteve të largëta si Karaferia, Katerina dhe Drama¹),
në vilajetin e vjetër të Selanikut. Kongresi shpërndahej
për të lënë takim vitin në vazhdim (1910) në
Janine. Dihet se çfarë qe ky vit. Njihet verbëria e turqve dhe
këmbëngulja e tyre e çmendur për të shtypur
frymën kombëtare shqiptare. Ishte një seri ekspeditash që
kishin për mision të qetësonin Shqipërinë sipas
eufemizmit të Çezarit që ata kishin adoptuar; ishte një
mënyrë për të vendosur rendin në Varshavë.
Për tre vjet shqiptarët nuk patën asnjë çast
qetësi. Përveç priftit grek, që ka qenë
gjithnjë një nga kundërshtarët e betuar të
shqiptarëve dhe të ideve kombëtare shqiptare²), u panë
këtë herë sllavët të lidhen me autoritetet turke dhe të denoncojnë për
persekutim të verbër qeveritar, shqiptarët fajtorë se duan
të lexojnë gjuhën e tyre me karaktere latine apo se duan të
hapin shkolla!
Vitet 1910,1911 dhe 1912 ishin një seri luftërash, përleshjesh midis
shqiptarëve dhe turqve: Xhavid pasha, Shefqet Durgut pasha, Fadil pasha,
për të përmendur këtu më të mëdhenjtë,
të gjithë të besuar të të famshmit Mahmud Shefqet,
nderoheshin të luftonin me shqiptarët, në Kosovë,
Shkodër a Lumë. Ishte një fatalitet që e bënte
Turqinë të tërbohej se minoheshin themelet e sundimit të
saj në Turqinë Evropiane. Në një moment të
dhënë shqiptarët ishin më të fortët:ata hynin
ngadhënjimtarë në metropolin e tyre në brigjet e Vardarit,
në të bukurin Uskub dhe atje iu diktonin vullnetin e tyre Turqve
të Rinj, të detyruar këtë herë të
dorëzoheshin përpara argumenteve aq te dukshëm³). Partia
Bashkim dhe Zhvillim ishte përmbysur dhe qeveria e re që formonte
Ahmed Muktar pasha, dhe më vonë Qamil pasha, shkruante në
programin e saj se do të
pranonte të gjitha kërkesat e shqiptarëve.
Sa keq! Ditën kur besohej se çështja
shqiptare do të hynte në një fazë normale paqeje dhe
organizimi, kur shpresohej se kishte ardhur ora që të mbyllej
tempulli i Janus dhe të fillonte një epoke e jetës aktive
kushtuar kulturës dhe begatisë, vetë kjo orë, të
themi, lajmëronte ndalimin e shprehur nga armiqtë e
përbashkët të Turqisë dhe Shqipërisë kundër
kombit shqiptar. Ishin shqiptarët që kishin mundur Turqinë, dhe
tani ishin armiqtë e kësaj
Shqipërie që do të vepronin për ta copëtuar atë,
që do të hidheshin në rrokullimë pa marrë parasysh
pasojat. Triumfi i shqiptarizmës kishte përshpejtuar aleancën
ballkanike¹).
1) Në territorin shqiptar,
kishte klube në çdo qytet, nga Preveza në Shkodër dhe nga
Mitrovica në Janinë. Kishte gjithashtu klube edhe jashtë
tokës shqiptare: në Konstantinopul, në Smyrne, në Selanik,
në Drama, në Katerina, në Elassona, në Caraferia, kudo ku
kishte koloni shqiptare të njëfarë rëndësie. Duhet
t’i themi lexuesve tanë se në Caterina dhe në Elassona
(pranë kufirit të vjetër turko – grek) gjenden
dhjetëra e dhjetëra familje shqiptare që janë vendosur aty
që prej një kohe shumë të gjatë dhe që
zotërojnë prona të mëdha. Në Caraferia,
përveç pronarëve të tillë gjen më shumë se
200 shtëpi shqiptarësh myslimanë , me origjinë nga Lala
në Greqi, vend të cilin iu është dashur ta lënë
gjatë revolucionit grek (1821-1827) dhe persekutimeve që vazhduan
më pas.
Në të
njëjtën kohë me lulëzimin e jashtëzakonshëm
të klubeve, duhet vënë re lulëzimi i gazetave dhe
tipografive ku shtypeshin libra didaktike;kishte gazeta shqiptare: dy në
Konstantinopul, një në Selanik (edhe një revistë)një
në Uskub, një në Manastir (edhe një revistë), dy
në Korçë, dy gazeta dhe dy revista në Shkodër,
një gazetë në Janinë. Në të gjitha këto
qytete kishte, veç këtyre, shoqëri letrare dhe muzikore.
2) V. BERARD (vep. cit. f.282)
ka thënë me të drejtë: “Midis toskëve,
ndërkaq, një parti albanofone ishte përpjekur të
organizohej rreth 1879, Korça ishte selia e saj, drejtimi bëhej nga
Konstantinopuli. Por e denoncuar nga prifti grek, shih gjithashtu veprën:
“Popullsia e Epirit” nga LUMO SKENDO, Sofie 1915, f. 37.
3)“Por një fatalitet
i jashtëzakonshëm dëshiron ta humbë Turqinë; me
një çmenduri të çuditshme ajo thyen forcën e vetme
që mbante sundimin e saj në Maqedoni: turku lufton shqiptarin;
është fundi; nacionalizmi turk bëri revolucionin, nacionalizmi
turk humbi Turqinë e Evropës; arnautët për katër vjet
rezistojnë, luftojnë,tërhiqen, rivijnë, dhe, në
kohën e duhur hyjnë fitimtarë në shesh të Konakut
(në Uskub) ku vendosin prijësin
e tyre.” (G.-L. JARAY, Mbretërisë së re të
Shqipërisë, f. 189)
Pa
përpjekjen e tre viteve luftë të shqiptarëve kundër
turqve, aleatët ballkanikë nuk do të guxonin kurrë të
deklaronin luftë ndaj Turqisë. Autori i këtyre rreshtave ka
vizituar Serbinë pikërisht të nesërmen e deklarimit të mobilizimit, dhe e
di që qeveria serbe u detyrua të bënte njoftim në gazeta
zyrtare se shqiptarët, jo vetëm që s’do të marshonin
kundër Serbisë por përkundrazi ata do të marshonin
kundër Turqisë së bashku me serbët. Sigurisht kjo ishte
një gënjeshtër, por kjo mjaftonte për të
dhënë zemër; as
Greqia nuk do të mund të mobilizonte, në qoftë se Turqit e
Rinj nuk do të krijonin një hendek të thellë midis vetë
atyre dhe shqiptarëve. Mund të thuhet pra se lufta turko –
ballkanike kishte filluar në fakt, jo në vjeshtën e v.1912, por
tre vjet më parë, më 1909, kur ekspedita e famshme turke filloi
në Kosovë. Ishin shqiptarët që e përballuan
luftën e pabarabartë dhe të ashpër: të katër
aleatët erdhën vetëm në përfundim kur më e madhja
e punës ishte kryer, dhe ata vinin jo për të copëtuar
të mundurin, Turqinë e sëmurë të carit, por fituesin e
së djeshmes, këtë Shqipëri, e cila dhe ajo kishte të
drejtën e jetës në tokën e këtij gadishulli ballkanik,
me cilësinë e dyfishtë të kombit më të
vjetër dhe të luftëtarit të së djeshmes.
Kur duhej pra të laheshin hesapet, aleatët
parapëlqyen më mirë të mos njohin të drejtat e
shqiptarëve; ata dukej se injoronin të kaluarën e tyre,
shumë të afërt megjithatë, dhe asnjë nuk pyeste veten
nëse kishte në fakt një Shqipëri në globin
tokësor, dhe bënin sikur habiteshin që shqiptarët shpallnin
pavarësinë e tyre pak ditë pas shpërthimit të
luftës, dhe që Italia dhe Austro – Hungaria ishin të
vendosura për të mbështetur shtetin e ri.

Isa Boletini me shokë në Vlorë për
shpalljen e pavarësisë
* * *
Gjendja aktuale e vilajeteve të Manastirit dhe
Kosovës, d.m.th. të atyre që sllavët quanin Maqedoni
perëndimore dhe Serbi të Vjetër, dy emra që kanë
një kuptim historik të zbehtë por që shqiptarët si
njerëz të thjeshtë dhe praktike quajnë Shqipëri
lindore, gjendja aktuale e kësaj krahine, të themi, dëshmon
për të drejtën e shqiptarëve. Shqyrtimi i statistikave,
edhe kur i pranon ato ashtu siç janë bërë nga
fqinjët tanë, tregon supremacinë e elementit shqiptar.
Të hedhim tani një shikim mbi të
kaluarën e këtij vendi, kundërshtarët e shqiptarëve
kanë përdorur ngandonjëherë të drejta historike
për të mbështetur pretendimet e tyre.
1)”Kësaj dashurie
të madhe i shtohej (dashuria e shteteve ballkanike për
bashkëkombasit e tyre të Turqisë) si në Beograd ashtu edhe
në Athinë frika e krijuar nga kërkesat shqiptare...”
“Aleanca ballkanike, nga Iv.-E. GUECHOFF, Paris 1915, f.82.
“Asnjë nga këto
traktate nuk u bë efektiv deri në fund të shtatorit, pas
një seri ngjarjesh në Turqi... Këto ngjarje të filluara
në pranverë të 1912 me një revoltë në
Shqipëri. Në verë revolta solli frytet të cilat tejkaluan
çdo parashikim. Meqë kabineti u nënshtrua, dhoma u
shpërnda, komiteti ekzekutiv i partisë “Unioni dhe
Progresi” i kërcënuar me dështim të plotë u
detyrua t’i japë shqiptarëve të gjitha ato që
kërkuan. Demonstrimi i dobësisë turke inkurajoi aleatët e
rinj me shumë, kështu që premtimet e autonomisë së
shqiptarëve, që përfshinte katër vilajetet e
Maqedonisë dhe Serbisë së Vjetër, kërcënonin
drejtpërsëdrejti kombësitë e krishtera me zhdukje.
Serbët nxituan të kundërshtonin planin e “Shqipërisë
së madhe” duke paraqitur
planin e tyre për ndarjen e Turqisë në Evropë, midis
shteteve ballkanike në katër sfera influence.”
Raport i Komisionit
Ndërkombëtar për të hetuar në Kauzat dhe Drejtimin e
Luftërave Ballkanike, Ndihma e Carnagie për Paqen
ndërkombëtare, Washington 1914, f. 47.
“Një tregim i
plotë do të mund të
provonte qartë se luftimet e ashpra dhe të përgjakshme të
shqiptarëve për çlirimin nga centralizimi i ri turk (1909
– 1912) përbëjnë një nga arsyet e vërteta
të zhvillimeve të mëdha dhe të shpejta të
aleatëve. Ajo që duhet të kujtojnë me mirënjohje
gjithnjë popujt ballkanikë është se kanë qenë
shqiptarët që iu kanë caktuar fatin e të
tjerëve.’
Shteti i ri i
Shqipërisë, Antonio BALDACCI, Romë 1913, f.16.
Së pari nuk duhet nisur historia nga mesi, por duhet
të fillosh nga origjina e saj. A ka qenë e banuar nga sllavë kjo
pjesë e kontinentit evropian në fillim të kohërave
historike?Janë serbët apo bullgarët banoret e pare te
kohëve historike, edhe prehistorike, ne krahinën perëndimore
të gadishullit të Hemusit?
Historianët, etnografët dhe gjeografët
janë dakord të na informojnë se ilirët dhe trakët
ishin popujt që zinin pothuajse të gjithë vendin që
shtrihej nga Danubi në Greqi dhe që maqedonasit dhe epirotët
janë konsideruar si fise që u lidhën me ilirët. Të
njëjtët dijetarë – dhe këtu teza e tyre
mbështetet nga gjuhëtaret – janë dakord të njohin
shqiptarët e sotëm si të prejardhur nga iliro – maqedono -
epirotët. Shqiptarëve iu është njohur cilësia e kombit
autokton të Ballkanit; ardhja e tyre i takon kohërave prehistorike
dhe antikiteti i tyre është një gjë e pranuar unanimisht
nga të gjithë dijetarët, pa u kundërshtuar kurrë.
Janë pra shqiptarët që janë
banorët e parë të këtij vendi, dhe janë
përsëri ata, si racë autoktone që kanë të
drejtën e pushtuesit të parë.
Kundër këtij autoktonizmi të
shqiptarëve, kemi sllavë të ardhur nga jashtë dhe nga
shumë larg, serbin, djepi i të cilit është përtej
Karpateve dhe bullgarin e ardhur nga Azia në një gjuhë të
huazuar. Këto dy raca – që komuniteti i gjuhës bën
që të klasifikohen në familjen e madhe të popujve
sllavë – vinin si pushtues dhe pronësonin një territor
që s’ishte aspak i tyre, nga asnjë lloj pikëpamje. Pa
dyshim do thuhej se fakti që ke pushtuar një vend përbën
një të drejtë mjaft të fortë aq sa nuk ke nevojë
për argument të tjerë për të provuar
cilësinë e pronarit. Por kjo e drejtë është
pafundësisht e paparashikueshme dhe efekti i saj duhet të shtrihet
në pambarimsinë e shekujve të mëvonshëm, aq sa thelbi
i saj të jetë zhdukur? Me fjalë të tjera, në
qoftë se humb një copë tokë të cilën e kishe
uzurpuar në një datë, a do të kesh përsëri
të drejtë mbi të?
Është e vërtetë se serbët dhe
bullgarët kanë shtrirë zotërimin e tyre deri në
brigjet e Adriatikut dhe madje deri në kepin Matapan, dhe që nën
formën e fiseve apo hordhive të organizuara në shtet, ata kane
mundur të pushtojnë pjesën më të madhe të
gadishullit ballkanik. Por kjo është një çështje
që duhet t’iu interesojë vetëm historianëve, po ashtu
si edhe çështja e gotëve, sundimi i Charlemagne ose pushtimet
e arabëve dhe turqve.
Cili shtet, cila qeveri, midis atyre që ekzistojnë
në rruzullin tokësor, do t’i rezistonte argumenteve të
tillë në qoftë se një aeropazh – asambleja e
dijetarëve - shënim i përkthyesit – do të merrte
papritur në konsideratë. Duhej atëherë të ribëhej
gjithë harta e botës , duke prishur dhe duke rindërtuar
perandori, për të rifilluar përsëri të nesërmen
dhe të ’ ç’bëhet ajo që është
bërë sot, sipas të dhënave – shumë shpesh
të pasigurta dhe pothuajse të diskutueshme – të
historianëve. Do duhej jo vetëm të ndryshoheshin të
gjithë kufijtë dhe të ç’vendoseshin gurët e
kufirit, por edhe të hiqeshin emrat aktuale të kombeve për
të gjallëruar nomenklatura historike,pse jo edhe prehistorike?
Të nxjerrësh pra të drejta historike
fiktive do të thotë të shkatërrosh dhe të
çorganizosh në dëm të të drejtave reale.
Është më mirë atëherë të mos
përdorësh asnjë dredhi dhe të lësh të flasë
arbitri i pastër dhe i thjeshtë pa marrë mundimin të
shpëtosh aparencat dhe të mos bësh si ujku i
përrallës.
Në qoftë se bazohesh në të drejtat
historike, duhet të njohësh si vend të Shqipërisë
të gjithë territorin e pushtuar nga iliro – maqedono –
epiriotët. Do të duhej atëherë, jo të ngushtosh
shtrirjen e Shqipërisë, por ta zmadhosh atë edhe përtej
kufijve të kërkuar nga shqiptarët. Sepse,
ç’është në fakt e drejta e dhënë nga
një pushtim pothuajse i përkohshëm nga serbo –
bullgarët në krahasim me të drejtat më të vjetra dhe
më të natyrshme që vetë shqiptarët kanë mbi
vendin e tyre? Për këtë racë, të drejtat historike
bashkohen me të drejtat aktuale, e kaluara me të tashmen. Sepse jo
vetëm, sipas shprehjes së një shkrimtari francez¹,
“nga fushat e Vardarit në Adriatik, nga Thesakia në Mal të
Zi, shqiptari është zot me të drejtën e pushtuesit të
parë dhe me të drejtën e më të fortit”, por edhe
sepse ky territor është trashëgimia e tij e ligjshme, e
dhënë nga të parët, dhe sepse ai s’ka hequr dorë
nga mbrojtja e tij kundër lakmisë së pushtuesve, cilëtdo
qofshin ata.
Kjo tokë, ky dhe është prona e tij, prona e
shqiptarit; qoftë toka e Ohrit, Gostivarit, Prilepit, Manastirit, Uskubit
ose Ipekut, titulli i pronësisë së ligjshme iu takon
shqiptarëve, nuk është brezi i tanishëm që e ka
zënë këtë tokë; ai e trashëgon nga babai që
gjithashtu e kishte trashëguar nga i ati. Është një
pronë po aq e ligjshme sa çdo pronë tjetër. Meqë
toka i takon shqiptarëve, në çdo hartë etnografike kur
duam të dallojmë fshatra të kombësive të ndryshme
të krahinave lindore të Shqipërisë, sfondi duhet të
jetë me ngjyrën e kombësisë shqiptare, atë që
hartografët kanë harruar gjithnjë ta bëjnë; për
shembull në hartat që shoqërojnë veprën e Kentchoff
(Maqedonia etnografike dhe statistika, në gjuhë bullgare, Sofie 1900)
fshatrat shqiptare të fushës së Manastirit dhe Florinës
(përveçse nuk janë treguar aspak aty) ata figurojnë
thjeshtë si pika në një sfond me ngjyrë bullgare. Për
të qenë në rregull, duhej bërë krejtësisht e
kundërta, d.m.th. të shënoheshin fshatrat bullgare të
këtyre krahinave si pika me ngjyrën bullgare mbi një sfond
shqiptar.
Ne e dimë që është folur shumë
mbi këtë temë kundër çifliqeve; asnjë nga sistemet
e pronësive të mëdha s’ka cilësi barbari, feudali,
mesjetari – siç kemi vërejtur në një kapitull
tjetër – ka një institucion që ekziston, është
një e drejtë e fituar dhe nga më të ligjshmet, që nuk
mund as të mos njihet, as të zhduket me një të
rënë të penës. Shkrimtarët kanë dashur të
thonë se çifliqet e sotëm nuk janë veçse produkt i
vjedhjes dhe forcës; por para tyre një filozof i madh kishte
thënë se ai që rrethon i pari tokën dhe thotë
“që kjo tokë është e imja”, që hajduti i
parë dhe keqbërësi i parë i botës. Përpara se
të mohosh të drejtën e pronësisë tek çifliqet,
duhet të mohosh çdo pronësi dhe të shpallësh
komunizmin²).Të tjerë më tej, kanë pretenduar se
çifliqet janë formuar nga fushat e marra raja të
krishterëve, të shpronësuar nga pushtuesit turq. Nuk kemi
të dhëna për të bërë historikun e pronave të
mëdha, por meqë sistemi ekziston për të gjithë
sipërfaqen e tokës, origjina shkon deri te babai ynë Adami.
Asgjë nuk tregon që bullgarët janë zhvatur. Mendojmë,
në të kundërt se kjo tokë ka qenë gjithnjë
pronë e shqiptarëve dhe kultivuar nga vetë shqiptarët.
Bullgarët ose serbët – atje ku tchifchis,d.m.th bujqit ose
shërbëtorët që punojnë tokën janë
sllavët – kanë shkuar në këto prona më
vonë, si rezultat i një kontrate të kaluar me pronarin duke përcaktuar
pjesën që ky duhet të mbajë si pronar, dhe atë që
duhet të marrë kultivuesi si shpërblim për punën e
tij.
Disa tregues na bëjnë të besojmë se
të paktën një pjesë e kultivuesve kanë ardhur nga
jashtë, të sjellë nga vetë shqiptarët që i
kanë angazhuar ata në punimin e tokës, të mbetura djerr si
pasojë e luftërave të pafundme që shfarosnin trupat e
ngritur në Shqipëri dhe i pakësonin asaj
popullsinë;meqë mungonte krahu i punës, pronarëve iu
është dashur të marrin nga larg njerëz të
dhënë pas kulturës së tokës, të cilët nuk
donin të bënin ushtrinë, përfitonin nga kjo punë e
qetë. E përsërisim, nuk është e gjithë popullsia
sllave që banon aktualisht brenda kufijve të territorit shqiptar
që e ka origjinën nga ky sistem, por pa asnjë dyshim një
pjesë e mirë e saj.
1) RENE PINON , Europa dhe
Turqia e re, Paris 1913, f. 296.
2) Megjithatë, siç
kemi thënë në kapitullin e mëparshëm,
çështja e pronave të mëdha është parë edhe
nga vetë shqiptarët, dhe janë përpunuar projekte të
copëtimit dhe ndarjes për fshatarët.
Shembulli i kultivuesve bullgarë që i famshmi
Ali pasha i Janinës kishte shpërngulur nga Bullgaria në Bonila
(Shqipëria e jugut),gjatë kthimit të tij nga lufta kundër
Rusisë, ilustron teorinë tonë.
Vetë autorët bullgarë pranojnë se
pjesa më e madhe e banorëve bullgarë të qyteteve janë
të huaj, të ardhur nga jashtë. “Banorët aktualë
të pjesës më të madhe të qyteteve të
Maqedonisë janë të rinj, të ardhur nga fshatrat fqinje
gjatë shekujve të XVIII-te dhe XIX-të”, thotë
tekstualisht Jordan Ivanoff i universitetit të Sofies³).Një
shkrimtar tjetër bullgar pohon se “qyteti i Uskubit para vitit 1689
ishte një qytet krejtësisht mysliman (lexoni:shqiptar) dhe që
bullgarët fillojnë të shtohen vetëm në vazhdim²).
Shumë sllavë, për të cilët
konstatohet aktualisht prania në territorin shqiptar nuk janë
veçse të ardhur larg të qenit indigjenë. Gjatë
këtyre dy shekujve të fundit, sidomos fizionomia etnografike e vendit
ka pësuar ndryshime të dukshme, nga njëra anë për
shkak të vërshimit të sllaveve drejt krahinave shqiptare, nga
ana tjetër nga rritja e elementit sllav në dëm të elementit
shqiptar, i cili pakësohej pa pushim nga lëvizjet e pafundme të
trupave. Në të kundërt, është një gjë mjaft
e njohur që në brendësi të Shqipërisë, në
pjesën e njohur me emrin e Kosovës, ndryshimi është
bërë në favor të racës shqiptare, si pasojë e dy
eksodeve serbe nga 1690 në 1737³.
Atje pra ka pasur një rritje të elementit
shqiptar, rritje që nuk është shkaktuar vetëm nga emigrimi
i sllavëve, por edhe dhe sidomos për karakterin fizik të
shqiptarëve, më të fortë dhe më të
qëndrueshëm se serbët; ata janë gjithashtu më
shumë profilitikë; ata që kanë vizituar shqiptarët
në fushën e Kosovës e dinë mirë sa djem të bukur
e trupmëdhenj janë ata; kjo shpjegon begatinë e tyre
pavarësisht nga hakmarrja dhe dërgimi i trupave në Turqi,
gjëra që i kanë vënë shqiptarët në kushte
shumë të pafavorshme sidomos
kur mendohet se sllavët kanë gëzuar gjithnjë
një paqe dhe siguri relative, duke mos pasur as rekrutë, as probleme
“gjaku” për të zgjidhur.
Pikërisht kjo paqe dhe kjo tulatje iu ka lejuar
sllavëve të zgjerohen në dëm të elementit shqiptar,
të ndihmuar nga institucionet e tyre të kishave dhe kuvendeve,
1) Blgarite v’ Makedoniya
(në bullgarisht, d.m.th. Bullgarët në Maqedoni), nga Jordan
IVANOFF, Sofie, 1915, faqe LIII.
2)VASSIL KENTCHOFF, Grad Skopie
(qyteti i Uskub-it, në bullgarisht), Sofie 1898, f. 55.
3)Duhet të kujtojmë
këtu përsëri që s’ka asgjë të
vërtetë kur thuhet se Kosova është banuar në një
moment të dhënë vetëm nga serbët:elementi shqiptar ka
qenë gjithmonë atje dhe në çdo shekull më
shumë, në krah të sllavëve pushtues. Historianët e
fushatës së Eugene de Savoie – d.m.th. përpara eksodit te
famshëm të serbëve – na informojnë mbi
popullsinë e vendit (shih më tej f.31, fragmentet që kemi marrë
nga vepra “Der Neue eroffneten ottomanischen Pforten)
Problemi i lëvizjes
së racave në Kosovë është studiuar në
mënyrë të njëanshme; kemi thënë pak më lart
se sllavët, në shumë pika , janë vetëm të ardhur
të rinj në Kosovë dhe në Shqipërinë Lindore. (Maqedonia perëndimore).
Ja se çfarë lexojmë në një botim modern për
këtë çështje:
“Por malësorët
(serbë) të veriut dhe të veri – perëndimit, ata
të Brdo-s malazez dhe njerëzit e Ibarit të Sipërm, të
këtij vendi që quhet Klasini i Vjeter ) në veri –
perëndim të Mitrovicës) janë akoma dhe më të
shumtë. Që nga lugina e Ibarit ata zbresin në Mitrovicë,
atje ata bigëzohen, disa vazhdojnë drejt e në Raska dhe Serbi,
të tjerët të prirur drejt Kosovës... Pjesa më e madhe
nga hakmarrjet dhe rivalitetet midis familjeve, midis gjinive... Të ardhur
nga vende ku njerëzit e tyre
jetonin në grupe kompakte, pa pasur asnjëherë ndonjë
element të huaj, ata kanë ruajtur në Kosovë pjellorinë
e tyre të jashtëzakonshme: ata zotërojnë gjithmonë
Zadrugat më të shumta dhe madje kanë arritur në disa pika
të grumbullojnë elementin shqiptar, sidomos në veri. Kështu
në rrethinat e Voutchetrin, fshatra si Slatina, Rasnik, krejtësisht
të shqiptarizuar,para tetëdhjetë ose njëqind vjetëve,
pas largimit të serbëve të vjetër, për Serbinë
janë bërë krejtësisht serbë që prej
atëherë.”
Gaston GRAVIER. Serbia e
Vjetër dhe Shqiptarët, Revistë e Parisit 1911, 1 nëntor,
f.216.
Dhe i njëjti
shkrimtar (f. 219) thotë
përsëri:
“Nga Mitrovica në
Kacanik, gjendet tipi i shqiptarit aktiv, plot iniciativë, njëherë
fshatar, njëherë tregtar, hotelier, shofer, xhandar ose roje
hekurudhe.”
të
mbështetur nga priftërinjtë dhe mësuesit e shkollave
më vonë. Organizimi fetar iu ka dhënë sllavëve
shumë shpesh një avantazh në krahasim me shqiptarët, i
ngjashëm atë që grekët kanë pasur deri në fund
të shekullit të XIX-të: shqiptarët ortodoksë duke
qenë të detyruar të frekuentonin kishat dhe shkollat sllave
– serbe ose bullgare- shumë shpesh janë konsideruar të
tillë dhe numri i tyre ka rritur atë të sllavëve. Ashtu
siç e kemi thënë më lart ky është një
proces i kundërt me atë të dijetarëve sllavë kanë
dashur ta quajnë “shqiptarizimi i serbëve”.Kjo shpjegon
pse udhëtarët dhe etnografët nuk kanë parë në
veri dhe në lindje të Shqipërisë veçse
shqiptarë myslimanë dhe katolikë, ortodoksët janë
ngatërruar me sllavët. Vetë sllavët pohojnë se
kanë bërë një propagandë të tërbuar me
anë të shkollave të tyre dhe kishave, duke tentuar të japin
një iluzion të gabuar të gjendjes etnografike, duke mos
ndryshuar dot karakterin. Ja se ç’thuhet në gazetën
Jehona e Bullgarisë të Sofies, viti i parë (1913),no 4, faqe 2,
lidhur me Dibrën:
Edhe pse e vetmja fidanishte e gërmave bullgare
në vend, manastiri i Saint – Jean Bigor, arriti jo vetëm
të ruante gjuhën dhe shërbimin fetar në fshatrat bullgare
të mirëfillta duke çuar atje mësues shkolle,
famullitarë, psalltës; ikonografë, por edhe arriti të
ushtronte një ndikim mbi popullsinë shqiptare të
mirëfilltë të kësaj krahine, aq sa shqiptarët
ortodoksë të krahinës së Gorna Reka ( Reka e sipërme)
përdornin në të kaluarën dhe përdorin edhe sot gjuhën sllavo – bullgare
në kishat e tyre dhe madje, ka tashmë 40 – 50 vjet,që
flasin bullgarisht midis tyre.”
Pohimi i publicistit dhe nacionalistit bullgar Jordan
Ivanoff që cituam më lart (f.19)i cili pranon “që në
Gostivar popullsia shqiptare e krishterë është bullgarizuar
në kontakt me bullgarët” është për ne po aq i
vlefshëm.
Shumëzoni shembujt, shumëfishoni aplikacionet
dhe do të keni një shpjegim të mënyrave sllave të
veprimit – qoftë në Ohër, Bitolia, Prishtinë apo Ipek
– të cilët janë të prirur të shohin sllavë
kudo që ka një ortodoks shqiptar. Por ky është një
iluzion i rremë, po aq i dobët sa ai i grekëve që shihnin “helenë” në
çdo shqiptar, bullgar, rumun ose serb që ushtronte fenë
ortodokse. Dhe ashtu si sot nuk qëndron asnjë nga këto
pretendime greke, ka ardhur çasti kur duhet te kthehen ne vlerën e
duhur kërkesat serbo – bullgare.
Për të përfunduar këtë skicim
të vogël, sa objektiv aq edhe të paanshëm, që
mundëm të bëjmë, themi se, nëse ka pasur “
vërshim” dhe “shkretim” sipas formulës së M.
Gregoire Jakschitsch, s’është bërë nga
shqiptarët, autoktonë dhe zotëritë e vërtetë
të tokës shqiptare, trashëgimisë së tyre për
dhjetëra shekuj, por nga këta sllavë të ardhur nga larg,
që vërshonin e shkretonin gjithçka, duke shpronësuar
banorët autoktonë nga trashëgimia e tyre atërore dhe duke
shkuar drejt një shfarosjeje metodike dhe rrënjësore.
Ka mjaft të ngjarë dhe është e
natyrshme që pushtimi turk t’i ketë dhënë fund
frymës shfarosëse të sllavëve, gjë që shpjegon
përse një pjesë e shqiptarëve abstenoi të merrte
pjesë në betejën e famshme të Fushës së
Mëllenjave (Champ des Merles) kundër pushtuesit të ri, jo nga
dashuria për turqit, por nga instinkti i thjeshtë konservator, do te
jenë më vonë vetë shqiptarët që bënë
rezistencën më të ashpër dhe të egër kundër
osmanlinjve¹). Pra,në qofte se, gjatë pushtimit otoman,
shqiptarët kanë fituar përsëri një pjesë të
territorit që sllavet iu kishin rrëmbyer atyre, ky është
vetëm një veprim shumë i natyrshëm dhe shumë i
drejtë dhe nuk mund të akuzohen ata as për përdhosje, as
për dhunë; nëse përsëri, në vazhdim të
emigracionit serb në Hungari, shqiptarët vendosen edhe më
fuqishëm në fushën e Kosovës,
1)Do donim të kujtonim se
në shekullin në vazhdim, grekët që ishin të
kërcënuar nga pushtimi shqiptar thirrën për ndihmë
turqit. Nuk duhet harruar se gjatë betejës së Kosovës edhe
princat serbë të Kustendil=it dhe të Kastorias, si dhe Marko
Kralievitchb i Prilep-it (Pejës), ishin në anën e turqve dhe jo
në radhët e Lazarit të mjerë dhe heroik.
ata veçse ri-integrojnë atje vendbanimin e tyre, siç e pranon me plot
të drejtë lordi Fitzmaurice në letrën e tij të
përmendur më lart. (Shih f.23)
Por do të ishte një gabim i rëndë,
të thuash se, para mbërritjes së turqve, shqiptarët nuk
banonin aspak në këto krahina të zëna nga vilajetet e
Manastirit dhe të Uskub-it. Gjithçka provon, në të
kundërt, që autoktonët nuk ikin në masë përpara
mbërritjes së pushtuesve sllavë, dhe që
këmbëngulin të banojnë atje përkrah të ardhurve
të rinj, dhe pavarësisht nga shfarosja që iu kanosej.
Dokumentet historike të mbledhura dhe të botuara
nga Jirecek dhe Miklovisich provojnë që edhe para mbërritjes
së turqve, kishte shqiptarë përkrah pushtuesve serbë
në krahinat e quajtura Serbi e Vjetër dhe Maqedoni perëndimore.
Dhe fakti që shqiptarët, Klementet (Klementis), kanë
mërguar njëkohësisht me sllavët, në eksodet e 1690 dhe
1737, na vërteton se shqiptarët kanë banuar në
“Serbinë e Vjetër” shume kohë përpara evakuimit
të famshëm të serbëve.
Si do të mund të ishte ndryshe?Meqë
është rënë dakord që shqiptarët të
konsiderohen autoktonë dhe sllavët si pushtues të huaj, jemi
të detyruar që të pranojmë që Dardania (Serbia e Vjetër
e politikaneve serbë¹) është një krahinë
shqiptare e banuar gjithë kohën nga shqiptarë.
Ashtu si Jean Bugarsky konstatonte më 1845 se
Bielopolia është aktualisht shqiptare, tre vjet më vonë
serbi Davidovici pranon se “Kosova dhe Metohia (krahina e Ipek-ut) janë të banuara nga
shqiptarë²).”
III
Do të përpiqemi të paraqesim në
këtë kapitull disa citime të autorëve të huaj me
qëllim që të mbështesim tezën tonë.
Duhet thënë para së gjithash që pjesa
perëndimore e Maqedonisë, d.m.th. krahina që ka formuar
vilajetin e Manastirit, nën pushtimin otoman, është quajtur
shumë shpesh Shqipëri dhe është konsideruar si një
vend i banuar nga shqiptarët; Ohri ka mbajtur emrin epirot, për shkak
të shqiptarëve që përbënin pjesën më të
madhe të popullsisë³). Sipas autorëve të tjerë
kjo pjesë perëndimore e Maqedonisë është gjithashtu
atdheu i shqiptarëve. Ja çfarë thotë për
këtë një autor i shekullit të
gjashtëmbëdhjetë: “Bullgarët, disa jetojnë
në gjithë vendin e quajtur Moesie e poshtme, deri në Danub,
përballë me Vllahinë; të tjerët jetojnë në
Trakë të përzierë me grekë, serbë dhe
shqiptarë)”
I njëjti autor na jep të dhëna të
çmuara mbi Dardaninë, d.m.th. mbi vendin që serbët,
që prej dhjetëra vjetësh, rreken ta quajnë Serbi e
Vjetër; në faqen 117, paragrafi 105, të së njëjtës
vepër, ai na bën të ditur se dukagjinasit (fis gegë)
jetojnë në Dardani e cila është një vend i banuar
më shumë nga shqiptarët se sa nga serbët, në kufirin
me Shqipërinë¹).
1)Shih më lart (faqe 5)
2)Cituar nga ICHIRKOFF
Zopadnata Kraichta na blagarskata Zemja (krahinat perëndimore të
vendit bullgar) , Sofie 1915, f. LX
3) Shih Roma dhe Orienti, Badia
e Shpellës Ferrato (krahinë në Romë) no 26, f. 100: Atij i
dedikohet ruajtja e Patriarkes Atanasio të Ohrit në Maqedoninë
shqiptare, të ndodhur më 1639.”
Id., f. 103” “ Dhe
selia metropolitane e Ohrit në Maqedoni, që në dokumente te ndryshme
romane të këtij shekulli quhet Epir, sepse ishte e banuar nga
shqiptarë ose epirotë.”
4) “Otomani”, nga
LAZARO SORANZO, Fërrata, 1598, f. 100, paragrafi 89. Ja teksti: “
Nga bullgarët disa banojnë në gjithë këtë vend,
që quhej Misia e poshtme, deri në Danub, përkundrejt
Vllahisë, disa në Trakë së bashku me grekët, dhe
të tjerë në Maqedoninë, tashmë të banuar edhe nga
grekë, serbë dhe shqiptarë.”
Në një vepër historike, që daton
që prej më shumë se dy shekujsh²), gjejmë disa
paragrafë që na duken të rëndësishëm:
Faqe 62 (që flet per princin Charles – Philippe

1) Tekstualisht: Dukagjinasit
banojnë në malin Skardo në kufi me Preseremon (Prizreni aktual)
Parreopoli ose Prenopoli të quajtur tashmë, që është
në Dardani, në kufi me Shqipërinë, është i banuar
nga më shumë shqiptarë se sa serbë.
2)Der neue eroffneten
ottomanischen Pforten, aus Ricaut, Donado, Foscarini, berengano, etj.,
ubersetz, Augspurg 1701.
3)Die serbische Dynastie
Crnojevic, von Franz MIKLOSICH, Vjenë 1886, f. 29.
4)Thesar kronologjie, Paris
1889, kolona 1783
5) Zeda dhe dinastia e
Balsidit, nga prof. Giuseppe GELCHINI. Splalato 1899, f. 18.
Na vjen keq që nuk mund të sjellim këtu
pasazhin e librit të G.v. Hahn, ku ai përshkruan territorin e
Shqipërisë, ky pasazh që mbush dhjetë faqe me një
shkrim të ngjeshur dhe kompakt, pa numëruar këtu shënimet
që iu referohesh në fund të kapitullit. Autori përcakton
në fillim kufirin natyror të Shqipërisë – si
gjeografik ashtu edhe etnografik- që shtrihet nga veriu në jug, nga
Mali i Zi në gjirin e Artës. d.m.th. nga veriu i Antivarit në majën
e Prevezës përgjatë Adriatikut;
1)Turqia e Evropës, Ami
Boue, Paris 1840, 4 vëllime, vëll. II-të, f. 13
2) Jena, 1854.
ai kalon
pastaj në përshkrimin e territoreve të banuara nga
shqiptarët, territore që ai i ndan në katër grupe. Dhe duke
përfunduar (faqe 13) ai nuk mungon të na përsërisë se
shqiptarët mbushin gjithë krahinën që përfshihet nga
Moratcha (lum i Malit të Zi i
cili derdhet në veri të liqenit të Skutarisë) deri në
Tobliza, d.m.th. nga kufiri verior i liqenit të Skutarise deri në
Nich.
Në veprën tjetër të tij, të
titulluar Reise von Belgrad nach
Salonik¹), Hahn na mëson se është rrjedha e ujit të
Moravës që ndan krahinën shqiptare nga ajo e sllavëve.
E gjithë vepra ka një vlerë të madhe
dhe mund të shërbejë si udhërrëfyes për ata
që duan të studiojnë çështjen shqiptare, si nga
pikëpamja etnografike e gjeografike ashtu edhe nga ajo historike.
Në faqet e këtij libri – që ne nuk
mund ta sjellim të plotë për shkak të gjatësisë
së tij dhe të cilit nuk duam kurrsesi t’i ulim forcën me
anë të një përmbledhjeje – G.v. Hahn i jep
pjesën më të madhe të pakundërshtueshme
shqiptarëve, si në fushën e Kosovës ashtu edhe deri në
kufirin e Vardar-it dhe Uskub-it.
Pastaj, duke kaluar në histori, autori provon se
këta shqiptarë janë banorët autoktonë të
këtyre anëve, meqë ata janë pasardhës të
ilirëve, epirotëve, maqedonasve, dardanëve, antariatëve,
taulantëve, tribalëve dhe desaretëve. (Lexoni kapitullin e tij
Zur Geschichte des Moraëagebieter, faqe 228 262 të veprës
së tij.)
Z. Brailford, anëtar i fuqishëm i
“Komitetit të Ballkanit” ( Balkan Committee) te Londres
– komitet i krijuar nga politikanë, publicistë dhe
profesorë per t’iu ardhur në ndihmë bullgarëve
që kishin vuajtur nga kryengritja e tyre e v. 1903, - ka përshkuar
Maqedoninë për të ushtruar misionin e tij të
bamirësisë duke shpërndarë ndihma. Ai, pra ishte nisur nga
Londra me idetë e tij më të
mira për racen bullgare dhe sigurisht jo pa disa paragjykime kundër
shqiptarëve. Disa javë qëndrimi në Manastir dhe Ohër
kanë mjaftuar për ta bërë Barilfordin një albanofil
të zellshëm dhe ta bënin të mendohej për gabimet e tij
ndaj kësaj race, që ai e konsideron si të vetmin element
etnografik që ka një të drejtë të
pakundërshtueshme mbi Maqedoninë.
Libri i Barilfordit është aq bindës sa do
të donim të shkëpusnim të gjitha pasazhet që kanë
të bëjnë me shqiptarët; ne u kufizuam gjithsesi tek
paragrafët e mëposhtëm, duke na ardhur keq që nuk mund
të sjellim të gjithë ata në të cilët raca
shqiptare është trajtuar me shumë simpati:

Në fund lëvizja shqiptare është, si
çdo lëvizje ballkanike, e frymëzuar nga një ideal
nacionalist, dhe nga një dëshirë për të fituar
emancipim ndaj sundimit turk, dhe në qoftë se ajo paraqitet
armiqësore ndaj Evropës, kjo bëhet vetëm sepse ajo e ka
qenë mbrojtësja e sllavëve, me të cilët
shqiptarët kanë një armiqësi tradicionale. Jam
përpjekur shpesh, në bashkëbisedim me shqiptarët të
gjej ndonjë çelës për sjelljen e tyre. Gegët, si
rregull, kanë shumë pak arsimim për të shpjeguar me
qartësi se çfarë kuptojnë dhe duan në të
vërtetë. Kryengritja ishte shpërthim instiktiv. Por në
qoftë se dikush mund të imagjinojë një geg aq primitiv sa
të bashkohet me pikëpamjet e Isa Boletinit dhe të gjinisë
së tij, dhe aq i arsimuar sa t’i konsiderojë ata qartë, ka
diçka këtu që ka të bëjë me sjelljen nacionaliste:
“Ne shqiptarët, do të thoshte ai, jemi me origjinë dhe
racë autoktone të Ballkanit. Sllavët janë pushtues dhe
të emigruar, të cilët kanë ardhur nga Azia. Si dhe
bullgarët që janë fis mongol, i cili nuk ka biznes në
Evropë. Rusët mund ta quajnë veten e tyre evropianë, por te konsujt e tyre që erdhën këtu ne
dallojmë sytë e tyre të vegjël dhe mollëzat e ngritura
dhe e ndjejmë se ata gjithashtu janë tartarë. Serbët,
nën pushtetin e carit të tyre Dushan, pushtuan vendin,të cilin
patën paturpësinë ta quanin “Serbia e Vjetër”.
Ata u vendosën atje dhe na shtynë ne për një stinë
në male. Por, pak nga pak ne e fituam përsëri pronën
tonë.”Serbia e Vjetër” është shqiptare edhe
sot, siç ka qenë dhe do të jetë gjithmonë.
1) Vjenë, 1868

Është e vërtetë se ka mbetur një
minoritet serbësh, të mbrojtur nga Rusia. Ajo gjithmonë ka
dërguar një grusht murgjish rusë nga mali Athos për të
ruajtur manastirn e Deçanit.

Pse mbron ajo armiqtë tanë të
trashëguar? Sepse ata janë sllavë. Ato të ashtuquajturat
“reforma” nuk janë gjë tjetër veçse një
parullë e marrëveshjes së fshehtë Pansllaviste. Pse Rusia e
kufizon vëmendjen e saj vetëm tek vilajeti i Kosovës,
ndërkohë që s’bën asgjë për Janinën
dhe Skutarinë. Sepse ka sllavë në Kosovë. Pse
s’bën ajo asgjë për të na ndihmuar shkollat tona dhe
me gjuhen tonë? Sepse ne nuk jemi sllavë. Reformat bëhen
vetëm që sllavët të përfitojnë...
“ Shqiptari im imagjinar ka thënë disa
gjëra të cilat janë absurde dhe të tjera të cilat
janë të vërteta. Por duhet parë përtej fjalëve.
Shqiptarët nuk u ngritën kundër reformave, por kundër
ngushtimit të kontrollit turk, dhe për më shumë largim nga
kërcënimi i mbizotërimit të Austrisë dhe Rusisë.
Europa bëri diçka monstruoze kur ajo ia besoi fatet e
Maqedonisë dy Fuqive. Të dyja, Rusia dhe Austria janë partizane
në kaosin maqedonas. Për breza me radhë ato janë angazhuar
në propagandën e tyre, duke përkrahur interesin e një race
kundër një tjetre për të siguruar pozitën e tyre dhe
për të përgatitur pretendimet e tyre të ardhshme. Ishte
absurde të supozohej se ato do të mund të luanin rolin e
arbitrave të paanshëm. Shqiptarët thonë të
vërtetën kur ata insistojnë se ata janë vetë, në
bazë të numrit të tyre, në mënyrë
dërmonjëse, popullsia mbizotëruese e “Serbisë së
Vjetër¹)”
Ja tani opinioni i të nderuarit Noel Buxton, kryetar
i Komitetit Ballkanik, njeri i cili ndjen shumë pak simpati për
shqiptarët dhe që nuk fsheh paragjykimet e tij për ta, por
që megjithë këtë njeh që raca shqiptare
përbën një faktor shumë të rëndësishëm
në Maqedoni dhe që është e pamundur të zgjidhësh
këtë çështje të quajtur maqedonase pa pasur parasysh
këtë popull të vjetër. Lexuesi do të gjykoje vetë
nëpërmjet paragrafit të mëposhtëm (Europa dhe turqit,
nga Noel Buxton, Londër 1907, f. 48 – 49_:

“Procesi i çlirimit (për
Maqedoninë) ka shkuar aq larg sa i ka dhënë çdo kombi
të drejta të barabarta mbi truallin e lirë, me përjashtim
të njërit, Shqipërisë. Ky popull i vjetër nuk duhet
të humbte në mirësjelljen e kombeve. Maqedonia nuk formon
racë homogjene të dalluar veçanërisht nga grekët ose
serbët, por Shqipëria nuk mund të ndahej pa shkatërruar
një komb. Shqipëria ka gjithashtu një histori: turku e ka
mbajtur atë të angazhuar me armiqësi gjinish dhe hakmarrje, dhe
e ka ndarë popullsinë e saj sipas besimit fetar; por shqiptari
është fanatik jo shumë
i zellshëm. Kam vizituar madje një komandant, i cili, edhe pse
muhamedan, duronte një prift të krishterë që shërbente
një kapelë ë vjetër në çifligun e tij dhe
shpesh bashkohej në lutje për mbrojtjen e të shenjtit zot. Muhamedani konvertohej në grek
dhe sllavët bëheshin turq, por një shqiptar mbetej i
vërtetë në shpresën e tij kombëtare. Ai
është besimi ideal, ruajtës i plotë. Në qoftë se
udhëtari luteshe turqisht sepse shërbëtori i tij turk ishte i
mrekullueshëm, përgjithësisht do të shihni se
shërbëtori i tij turk është një shqiptar. Ai shpesh
gjendet midis Guvernatorëve turq më të zotë dhe
priftërinjve katolikë romanë më të devotshëm. Kur
u dërguan ndihma nga Anglia për të mbajtur gjallë ata
që sulltani donte t’i vriste me zinë e bukës, më
1903, ishin shqiptarët e besuar që e bënë këtë
punë.”
Një anglez tjetër, publicisti i mirënjohur,
Charles Ëoods, bën të tijën idenë e lordit
Fritzmaurice mbi shqiptarët dhe iu jep për vendbanim krahinat e
vendosura “përtej d.m.th. në lindje të rrjedhës
që ndan pellgun e Adriatikut dhe atë të detit Egje²).”
Antonio Baldacci, studiuesi italian që ka
përgjuar Shqipërinë shumë herë dhe njeh mirë
elementët e saj, ka skicuar në një vëllim të
vogël kufijtë e vendit të zënë nga shqiptarët dhe
që do të duhej të përfshihej në kufijtë e shtetit
të ri.
1)Maqedonia, racat e saj dhe e
ardhmja e tyre, H. N. BRAILSFORD, Londër 1906, f. 271.
2) Shih Turqia dhe fqinjët
e saj, f. 83.
Baldacci shprehet me shumë siguri se ai njeh mjaft
mirë vendin për faktin se e ka parë vetë dhe ka konsultuar
të gjitha burimet e autorizuara; kufijtë e përcaktuara nga
studiuesi italian i Bolonjës ndryshojnë shumë pak nga ato
që kemi vendosur vetë ne më lart (shih f. 21) përveç
faktit që ai kujton në
pasazhe të tjera vende shqiptare që i janë dhënë Malit
të Zi dhe Serbisë më 1880, si dhe Greqisë në jug.
Do të shkëpusim pasazhet kryesore të
veprës së Baldaccit që bëjnë fjalë për
shtetin e ri shqiptar:

“Është një arsye e unitetit të
përsosur kombëtar që përfshin pjesën më të
madhe të katër vilajeteve të vjetra turke të
Skutarisë, Janinës, Kosovës dhe Manastirit. Pushtimi turk jo
vetëm që nuk ndikoi mbi karakteristikën etnografike, por nuk
mundi kurrë të frenonte shpirtin e pavarësisë, qoftë
edhe feudal, që mbeti gjithmonë cilësia themelore e popullit
shqiptar dhe e mënyrës së tij kombëtare të
jetesës. Kjo pjesë e Maqedonisë është një
zonë me qytetërim patriarkal, kufiri perëndimor i të cilit
janë shqiptarët. Pikërisht në këtë pjesë
të Maqedonisë gjenden njerëzit më të fortë
fizikisht dhe më të pastër etnografisht të
gadishullit...Shqiptarët përbëjnë racën më
të bukur të gadishullit ballkanik¹)”.

“Kufijtë politikë absolutë të
shtetit të ri do të trajtohen në mënyrë definitive pas
paqes e cila do të lerë akoma gjurmë të forta për
marrëveshjet e fundit. Kjo, në të vërtetë, nuk duhej
të ndodhte, sepse në kufijtë gjeografikë mund të
vendoseshin fare mirë ata etnografikë; por këta do të
mbeten pa dyshim të mposhtura nga të parët siç do te
jetë rasti i vijëndarjeve midis detit Adriatik, Jon dhe Egje, që
nga lartësia e Alpeve. Përtej vijëndarjeve në
ultësirat e forta të pandërprera midis Gramozit, liqeneve dhe
Sharit, struktura etnografike shqiptare shtrihet e fortë dhe e
sigurtë në mes të morive greke, bullgare dhe serbe. Kështu
ndodh edhe në veri të Alpeve shqiptare dhe në kufirin me Malin e
Zi, që ka nën pushtetin e tij, që prej 1879, fise të shumta
shkipëtare. Në të ashtuquajturën Serbi e Vjetër kufiri
etnografik shkon deri në vetë Alpet shqiptare, që
përfundojnë harkun e tyre të butë nga ajo anë dhe
Shari, që arrin deri mbi Ibar dhe Sitnitza. Këto tentakula që
populli simpatik dhe i fortë shqiptar i çon në do kohë
drejt armiqve të tij shekullorë, janë mbrojtja natyrore dhe
kombëtare me të cilën ai ruan nga çdo anë, duke
zhvilluar dhe duke mbështjellë të drejtat e tij të shenjta,
pasuritë e tij të tkurrura. Pushtimi i territorit shqiptar nga ana e
shteteve aleate do të përsërisë prepotenca e 1878 dhe
Europa do të jetë fajtore që ka ushqyer kauzën e
përçarjes²)”.
Për të përfunduar me këto citime,
sjellim dhe një pasazh të një shkrimtari francez. Jaray nuk
është një veteran, është një i ri; por ai ka
tashmë autoritetin e një të vjetri, mbasi ka udhëtuar
në Shqipëri dhe ka ditur të shohë dhe të kapë;
tregimi i tij nuk është një grumbull shënimesh të
thata dhe shterpë që i ngjajnë faqeve të një gazete jo
të rëndësishme, por një përmbledhje e ndërgjegjshme dhe plot interes.
Edhe ai njeh që elementi shqiptar zë një pjesë të
madhe të vilajetit të Manastirit dhe të atij të
Kosovës deri përtej qytetit të Uskub-it. Kemi pasur rastin,
veç kësaj, më lart, të citonim më shumë se
njëherë pasazhe të librit të fundit të Gabriel –
Louis Jaray, dhe të shkëpusim edhe këtë³):
“Mali Bukova është i vendosur në vend
shqiptar; midis Kertchovo dhe Gostivarit, vetëm një fshat
është bullgar, të gjithë të tjerët janë
shqiptarë; rreth malit vërej disa ferma të izoluara, takoj disa
njerëz: të gjithë janë shqiptarë;
1) Shteti i ri i
Shqipërisë, nga Antonio BALDACCI, shkëputur nga Revista
Ushtarake Italiane, Romë, 1913, f.4
2)Id., ibid, f. 18
3)Mbretërisë së
re të Shqipërisë, c’ka qenë,
ç’është. Paris 1914, f. 170 – 171.
zbresim drejt
luginës së Gostivarit, shtegu është i ngushtë dhe i
vështirë, por piktoresk; një lumë i vogël që do
të bashkohet me Vardarin në Gostivar hidhet nga shkëmbi në
shkëmb, formon ujëvara, krijon një freski të këndshme;
poshtë pemëve që mbulojnë këtë rrjedhë uji,
poshtë qilimit të shtratit janë ndërtuar disa shtëpi
përgjatë ujit; këta janë shqiptarë që na
ofrojnë mikpritjen e tyre. Udha bëhet rrugë, ndjek lumin; tokat
e kultivuara japin një misër të shkëlqyer dhe grurë me
bollëk që nuk është korrur ngado; në rrugë
takojmë shqiptarë.
“Në dalje të luginave malore të
Vardarit dhe të degës së tij Padalichta, Gostivari shfaq pas
perdeve të pemëve, në qilimin e shtratit të lumit,
njëmijë shtëpitë e tij. Ai është bërë,
që prej disa vitesh një qendër e rëndësishme pothuajse
krejtësisht shqiptare; nëntë të dhjetat e banorëve
janë arnautë, pjesa e mbetur bullgarë me disa serbë dhe
disa turq.”
“Larmia e tipave tregon ndryshueshmërinë e
kombësive që banojnë krahinën;por edhe këtu
shqiptarët kanë fituar pak nga pak terren,fshatra dhe pjesën
më të madhe të qytetit; në Kalkandelen, nga 5000
shtëpi, në prag të luftave numëroheshin rreth 3000
shqiptarë, 1200 serbë dhe 800 bullgarë;ishte organizuar aty
një klub me emrin Klubi Ndërkombëtar, por ai ishte
bërë në të vërtetë shqiptar; sipas informacioneve
të mbledhura këtu, nga 100 fshatra të Kaimakamlik ose nën
prefekturën e Kalkandelen, 68 janë shqiptarë, pjesa e mbetur
bullgarë dhe serbë, sidomos bullgarë; në krahinën e
Gostivarit, nga 60 fshatra, 40 janë shqiptare, pjesa tjetër bullgare
dhe disa serbe¹).”
“Dua të shoh shqiptarët e fushës
së Uskub-it në Mitrovice, dhe të Mitrovicës në
Prizren, në mënyrë që të kem mundësinë
të kuptoj fitoret e shqiptarëve mbi serbët e Serbisë
së Vjetër dhe jetesën e shqiptarëve në qytete; në
Uskub, Prishtinë dhe Mitrovicë ata janë të shumtë; ata
janë zotë të pakundërshtueshëm në Gjakovë,
Prizren dhe Ipek²).”
Sipas vëzhguesve të mirë lokalë,
Uskub-i numëronte rreth 4500 frymë; në këtë numër
mund të vlerësohen myslimanë pothuajse të gjithë
shqiptarët, 25000, bullgarë
10000 ose 15000, serbë 3000. çifutë 2000³).”
Në qoftë se viziton fshatrat e fushës
së Uskub-it dhe nëse pyet banorët, do gjesh të
vërtetat më të çuditshme, të afta të prishin
idetë e arritura tashmë: ja një fshat i krishterë; ai flet
një dialekt shqiptar; papa i tij është ortodoks dhe varet nga
exarque; në qoftë se pyet njerëzit e këtij fshati se
çfarë janë, ata përgjigjen: jemi bullgarë. Ja
një fshat tjetër: fshatarët janë myslimanë; gjuha e
tyre është sllavo – bullgare; tipi fizik është
shqiptar dhe ata e quajnë veten shqiptarë).”
Ipeku është sot qyteti shqiptar i
mirëfilltë... )Ipeku është qyteti i madh
shqiptar i veriut... Duke përbërë një qendër të
populluar dhe një aglomerat të pasur, ai është vendbanimi i
bejlerëve më të pasur të veriut; këtu banojnë ose
banonin tridhjetë familje
fisnike, kryetare trashëgimtare të fiseve të mëdha të
brendësisë 6).”
Në Gjakovë, lidhjet midis shqiptarëve
katolike dhe atyre myslimanë janë të shkëlqyera... Sa per
marrëdhëniet me serbët është e kotë të
flitet:
1) Mbretërisë së
re të Shqipërisë, c’ka qenë,
ç’është. Paris 1914, f..80.
2) Gabriel – Louis JARAY,
Shqipëria e panjohur, Paris 1913, f. XXI.
3)Id. Ibid., f. 9, Me lart, f.
XIV (hyrje) ai kishte thënë:” Uskub-i është
njëkohësisht një nga kështjellat e tyre të
përparuara dhe një nga metropolet e tyre (te shqiptareve).”
4) Id.., ibid, p. 10
5) Id.., ibid, p. 52
6) Id.., ibid, p. 56
në Gjakovë, nga 3000 shtëpi të
qytetit, mezi numërohen nja dymbëdhjetë shtëpi serbësh
të varfër dhe as edhe një në rrethinat. Vendi
është kështu shqiptar i pastër¹).”
Nga Gjakova në Prizren duhen gjashtë orë.
është ditë pazari dhe gjatë dy orëve të fundit
të udhëtimit tim, takoj në rrugë të paktën
treqind ose katër qind fshatare, pothuajse të gjithë
shqiptarë²).”
Nuk mund t’i rezistojmë tundimit për
të dhënë këtu disa të dhëna statistikore që
in takojnë një zyrtari grek, Epaminondas Mavromatis, konsull grek nga
1876 – 1881 në Shkodër. Ai ka botuar studimin e tij ne gazetën Akropolis të
Athinës, që prej ku ajo është sjellë në
Pettermans Mitteilungen 1884, vell. 30.
Mavromatis- opinioni i të cilit nuk mund te dyshohet
për albanofili – thotë që Shqiperia etnografike
përfshin pesë krahina:
1* Shqiperia e jugut që shtrihet deri në Parga;
2* Shqipëria qendrore midis Shkumbinit dhe Matit; 3* Shqipëria e
Sipërme midis Matit dhe Malit të Zi; 4* krahina e verilindjes; 5* Maqedonia
perëndimore.
Krahina e verilindjes përfshin gjithashtu pjesët
që i janë dhënë Serbisë nga traktati i Berlinit, si
|
Qytetet |
Shqiptare |
Serbë |
Bullgarë |
|||
|
mysliman |
kristjan |
Mysli man |
kristjan |
Mysli man |
kristjan |
|
|
Prizeren |
35000 |
1700 |
13000 |
15500 |
|
|
|
Gjakove |
25000 |
9800 |
|
500 |
|
|
|
Ipek |
20000 |
2200 |
|
15000 |
|
|
|
Tetova |
52000 |
|
|
|
2500 |
26000 |
|
Luma |
32000 |
|
|
|
|
|
|
Prishtine |
19000 |
|
|
11000 |
|
|
|
Gjilan |
22000 |
1300 |
1200 |
21300 |
|
|
|
Vuciterne |
12000 |
|
|
5500 |
|
|
|
Mitrovice |
6000 |
|
26000 |
5000 |
|
|
|
Novi
pazar |
30000 |
|
|
80000 |
|
|
|
Vrania |
23000 |
|
|
65500 |
|
|
|
Shkupi |
18000 |
|
|
|
3000 |
30000 |
|
Kumanove |
10000 |
|
|
|
2000 |
29000 |
Maqedonia perëndimore shqiptare përfshin, sipas
autorit grek, Bitolian, Prilepin, Ohrin, Kastorian, Follorinën, Kert*hovo (Kerçoven),
Korçën, me një popullsi të përgjithshme prej 220000
banorë, nga te cilet 140000 myslimanë dhe 80000 ortodoksë.
Shqipëria gjeografike është e
përbërë nga territori që shtrihet nga Mali i Zi deri në gjirin e Artës, dhe
nga Pinde në Schar (Sharr).
Do të japim këtu disa shifra që gjejmë
në një vepër anonime mbi Shqipërinë e veriut³):
|
Qyteti |
Banor gjithsej |
Janë mysliman |
Janë katolik |
|
Gjilan |
39545 |
24545 |
15000 |
|
Prishtine |
60993 |
40000 |
20993 |
|
Vuciterne |
24290 |
19636 |
4654 |
|
Mitrovice |